Ndërmjetësi i Kombeve të bashkuara për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic në intervistën për televizionin grek ERT ka thënë se nuk ka propozim të ri për emrin dhe se në takimin e ri, i caktuar më 17 janar në Nju Jork do të del më propozim- ide për të cilat është diskutuar gjatë të kaluarës.
“Mendoj se edhe qeveria greke poashtu mendon se është periudhë e mirë dhe hap për politikën e jashtme në rajon që të gjejë zgjidhje për çështjen. Për këto arsye ekziston moment pozitiv mes dyja vendeve. Mendoj se qytetarët në dyja vendet janë të gatshëm të dëgjojnë disa solucione që janë me interesin e tyre të përbashkët, por edhe disa kompromise që ajo të zgjidhet”, ka thënë Nimic./Gazeta Express/
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/nimic-ende-nuk-ka-propozim-te-ri-per-emrin-486913/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al