Nikos Kotzias: Ushtria greke refuzon të njohë kufirin me Shqipërinë, vrasja e Kaçiasit humbje madhe, por… (VIDEO-FOTO)

Nov 14, 2018 | 21:15
SHPËRNDAJE

Nikos Kocias, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, është shprehur se ushtria greke refuzon të njohë kufirin kufirin Greqi-Shqipëri.

Photo by: Andreas Papakonstantinou / Tourette Photography

Deklaratën, ish-kryediplomati i Greqisë e bëri në një emision radiofonik në kanalin “News 24/7”, ku foli mes të tjerash, edhe për vrasjen e Kostandonos Kaçifasit në Bularat të Gjirokastrës, të dielën e 28 tetorit.

“Çdo jetë e humbur është një humbje e madhe. Konsultimi në kohë dhe parandalues ​​na mbron. Nuk duhet që në emër të ngjarjeve negative të përkeqësojmë marrëdhëniet dypalëshe. Problemi ynë është nga lindja, të mos bëhemi të çorientuar”, tha Kocias.

Photo by: Andreas Papakonstantinou / Tourette Photography

“Ushtria nuk pranon të njohë kufirin Greqi – Shqipëri. Ushtria duhet të bëjë disa veprime për të shprehur njohjen e kufijve dhe jo nuk e bën. Ka forca në Greqi që nuk njohin protokollet e Firences dhe Parisit, Marrëveshjen e Helsinkit. Protokolli i Korfuzit parashikoi autonominë e Epirit të veriut dhe për këtë ka disa deklarata”, shtoi ai.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura