Nikollë Lesi i përgjigjet Çilit: Rama duhet mbajtur nën kontroll

Oct 3, 2016 | 12:34
SHPËRNDAJE

Botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi i është përgjigjur sot me një shkrim ne faqen e tij Henri Çilit, i cili flet për një mandat të dytë të Edi Ramës.

nikolle-lesi

Në shkrimin e tij Lesi e përshkruan kryeministrin si një njeri të pranueshëm dhe një pishtar që ecën për të bërë dritë, sipas asaj që ka në kokë.

“Edi Ramën e njoh pothuajse pranueshëm. Ai mbetet një pishtar që ecën për të bërë dritë, sipas asaj që ka në kokë, porse i pamërshirshëm në raporte pune. Dhunues i vartësit, debatues-emocional me kundërshtarët, fyes në batuta kur i prekin rrugën e pushtetit ku do të skalisë emrin e tij në piedestalit të historisë, fantazist për një Shqipëri tjetër, por të mirëkontrolluar nga ai, frikaman përballë miqve elitar që ia dinë të palarat e viteve, acarues me mediat që i nxjerrin gjëra për të cilat e verteta është e idhët, stoik për ta skicuar Shqipërinë si tek pikturat tij abstraksioniste, mosbesues tek partnerët politikë, edhe bashkëpunues me emra nga “bota e nëntokës”, sfidues ndaj kujtdo që i del përpara në udhën e mendjes së tij për tek “korifejtë e Kombit”, endërrimtar për një Shqipëri-pikturë si tek “Logu i Bjeshkëve”, me mllef kur shikon kryeministra europianë me të dobët nga intelegjenca e tij, por që kanë vende të mëdhënjë nën zap demokratik”, shkruan Lesi.

Por sipas tij “Edi Rama ka akoma ç’ti jap vendit, siç shkruan sot Henri Çili, por nëse mbahet nën kontroll. Në të kundërt, nuk dihet fati i tij dhe i vendit që drejton!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura