Nikolla në Kosovë: Të ndërveprojmë që krimet serbe të bëhen të ditura botërisht! Konjufca: Po sigurohemi nga kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri Rama që…

Sep 22, 2021 | 12:04
SHPËRNDAJE

Lindita Nikolla zhvilloi sot vizitën e parë si kryetare e Kuvendit në Kosovë, ku mbajti një konferencë të përbashkët për media me homologun Glauk Konjufca.

dy

Nikolla iu drejtua Konjufcës me fjalën “vëlla” ndërsa tha se duhet të inkurajojmë mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, dhe të ndërveprojmë që krimet serbe të bëhen të njohura botërisht.

“Duhet të ndërveprojmë e punojmë më shumë në të gjitha forumet ndërkombëtare që krimet serbe të bëhen të ditura botërisht e opinioni botëror të bindet që Serbia ka kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte e ka fshehur kriminelë për dekada”, është shprehur Nikolla. “BE-ja është destinacioni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë dhe vendet tona nuk kanë asnjë plan B, por vetëm integrimi në BE”, shton ajo.

Nikolla gjithashtu ka falënderuar Konjucën për ndihmën që Kosova i dha Shqipërisë në dy tragjeditë që kaloi, atë të tërmetit situatës me zjarrin. “Ne inkurajojmë mbledhjet e përbashkëta të qeverive, do institucionalizojmë mbledhjet e përbashkëta të komisioneve parlamentare dhe delegacioneve parlamentare”, tha kryeparlamentarja.

Ndërkaq, Glauk Konjufca tha se po sigurohemi nga kryetarja e Kuvendit Nikolla, kryeministri Rama dhe personalitete të rëndësishme se do qëndrojnë krah Kosovës në mbrojtjen e interesave tona.

Ne nuk mund të gjejmë fjalë për të shprehur falënderimin tonë për Shqipërinë gjatë dekadave. Pra, në çdo fazë që ka kaluar Kosova, për arritjen e lirisë e çlirimit prej okupacionit serb, e pastaj përpjekjet tona të vazhdueshme e të vështira për themelimin e institucioneve të Kosovës e çdo moment kritik që kemi kaluar si popull e shtet i  Kosovës, duke nisur prej shpalljes së pavarësisë, fitores sonë të jashtëzakonshme në GJND që konfirmoi pavarësinë e Kosovës e përpjekjeve jo të lehta për njohje, në prapavijë e kemi pasur kontributin e palodhshëm e të çmuar të Shqipërisë e cila ka qenë krah Kosovës në arritjet tona të përbashkëta që i kemi pasur historikisht”, tha Konjufca.

Kosova ka shumë sfida përpara, por vazhdimisht po sigurohemi nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, edhe nga kryeministri Rama edhe nga personalitetet më të rëndësishme politike të Shqipërisë se do të qëndrojnë krah Kosovës në mbrojtjen e interesave tona, kjo na mbush me më shumë kurajo se e ardhmja e popullit tonë do të jetë më e ndritur se sot sepse ne gjithmonë do të lidhemi më shumë me njëri-tjetrin në vitet e ardhshme sepse ky është thelbi i interesit tonë kombëtar”, është shprehur ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura