Nikolla Gruevski paralajmëron dorëheqje nga kreu i VMRO-së

Dec 1, 2017 | 20:09
SHPËRNDAJE

Kreu i VMRO-së, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar dorëheqjen e mundshme nga posti i kryetarit të partisë. Në selinë e kësaj të fundit pritet të mblidhet Komiteti Ekzekutiv për të diskutuar edhe për këtë çështje.

Nikola-Gruevski-prime-minister

Deri tani nuk ka burime zyrtare, por funksionarë dhe deputetë janë mbledhur për të vendosur në lidhje me këtë dorëheqje.

Nikolla Gruevski, në intervistën për portalin serb “Kurir” ka thënë se edhe më herët ka paralajmëruar dorëheqjen e tij, por ka pritur analizat zgjedhore ku VMRO-DPMNE humbi në zgjedhjet lokale që u mbajtën në muajin tetor të këtij viti ,raporton tesheshi.com. Ai njoftoi se partia, në përputhje me statutin, do të organizojë një kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin do të zgjidhet kryetari i ri i VMRO-së..

Gruevski i përmbahet qëndrimit se një ditë LSDM-ja do të pendohet për atë që bën, dhe populli do të kthejnë shtetin. Sa për dhunën e 27 prillit, ai vlerëson  se hyrja në parlament dhe në veçanti përdorimi i forcës fizike ishte gabim, por nga ana tjetër ai thotë se kjo ishte një reagim i protestuesve për zgjedhjen e paligjshme të Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi .

“Ndoshta tani duket se kjo do të kalojnë dhe do të harrohet, se do të jenë në pushtet për një kohë të gjatë, por kohët do të ndryshojnë dhe një ditë ata do të zhgënjehen thellësisht. Populli do të kthejë shtetin. VMRO-DPMNE do ta mbijetojë. Maqedonia gjithashtu”, – ka thënë Gruevski për “Kurir”.

Kjo situatë vjen një ditë pasi Lidhja e veteranëve të VMRO-DPMNE-së, në asamblenë republikane kërkoi dorëheqjen e tij. Lidhja e veteranëve nuk ka bashkëpunim me shtabin e reformave të VMRO-DPMNE-së, edhe pse mbështesin protestat për shkak të arrestimeve të 27 prillit, por nuk marrin pjesë në ato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura