Niko Trimit i djegin shtëpinë: Zjarri është i qëllimshëm

Aug 26, 2015 | 10:45
SHPËRNDAJE

Duket se nuk kanë të sosur telashet për Trimin nga Lushnja. Pak ditë pasi fali bashkëshorten dhe e pranoi sërish në shtëpi, Nikos i djegin shtëpinë.

Mbrëmë gjatë natës shtëpia e tij ka marrë flakë kur 5 pjesëtarët e familjes së tij dhe 4 të familjes së vëllait ishin të gjithë në gjumë.

Shtepia e djegur e Trimit
Shtepia e djegur e Trimit
Zjarri ka shpërthyer në kuzhinë dhe më pas është përhapur edhe në dhomat e tjera. Niko Trimi ka qenë i pari që e ka ndjerë. Zjarrfikëset arritën ta shuajnë zjarrin, por pasi ishin shkrumbuar të gjitha orenditë. 

Niko-Triimi-415x260
Policia po heton shkaqet, por Niko është i bindur se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, që mund të ketë lidhje me historinë personale të tij me bashkëshorten.

nikos2
“Kemi qene te gjithe ne gjume, ka qene ora rreth 2 e nates. U ngritem dhe thame ‘cfare eshte keshtu?’, kur pashe kishte marre njeri krah dhe zjarri kish shkuar nga ballkoni. Pastaj dha edhe nje shperthim te fuqishem. U pre uji dhe dritat. i njoftuam zjarrefikeset, por ato u vonuan dy ore. Kur erdhen kishte marre fund cdo gje”, thote Niko Trimi. 

Sipas tij “Mund te kete qene zjarr i qellimshem sepse kemi shume halle dhe shume probleme. ju e kuptoni vete”. 

Ai e denoncoi gruan për dhunë dhe më pas e tërhoqi padinë dhe i kërkoi asaj të kthehej pranë fëmijëve, me kusht që të mos ishte më aktive në rrjetin social Facebook.

doto-trimi-473x239

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura