Nicole Scherzinger drejt dëshiron të krijojë familje me partnerin 7 vite më të vogël, po përpiqet të mbesë shtatzënë

Jul 15, 2020 | 13:23
SHPËRNDAJE

Nicole Scherzinger dëshiron të ketë një fëmijë me partnerin e saj Thom Evans.

Këngëtarja e “Pussycat Doll”, raportohet se dëshiron që të krijojë një familje me 35-vjeçarin, ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e një shtëpie në Londër.

“Thom u tha miqve të tij se po merr suplemente rritur për rritjen e fertilitetit,”- tha një burim për The Sun. “Nicole dhe Thom janë shumë të dashuruar dhe kanë bërë biseda serioze për gjithçka, nga martesa tek fëmijët. Askush nuk do surprizohet nëse dëgjojmë lajmet për një shtatzëni gjatë muajve të ardhshëm. Thom aktualisht jeton me vëlain e tij në Londër. Ndaj po kërkojnë të blejnë një shtëpi të përbashkët sapo të mbarojë izolimi.”

Çifti u takuan për herë të parë në tetorin e kaluar kur Thom ishte konkurrent “The X Factor: Celebrity”, ndërsa 42-vjeçarja ishte pjesë e jurisë.

Muajin e kaluar çifti e çoi marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, ndërsa kaluan Ditën e Babait me prindërit e Thom, Sally dhe Brian.

Ndërsa Thom i takoi prindërit e këngëtares Rosemary dhe Alfonso, gjatë periudhës së Krishtlindjes.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura