“Ngujohet” Partizani, Gega do fitore në Korçë

Aug 14, 2018 | 14:00
SHPËRNDAJE

Nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, Partizani parashikohet të ndjekë rregulla të reja sa i përket punës javore për ndeshjet e kampionatit. Me këtë politikë të re, pritet që të kufizohet koha e lirë dhe “dalja jashtë kontrollit” e lojtarëve, pasi pritet që ata të rrinë më shumë pranë njëritjetrit.

partizani2

Prova e parë e këtij regjimi të ri do të zbatohet që para premierës së sezonit, ku të premten Partizani luan në Korçë. Për këtë takim, mësohet se stafi ka vendosur që ta grumbullojë ekipin që sot, duke qëndruar larg ambientit zhurmues të kryeqytetit. Elbasani do të jetë vendgrumbullimi i të kuqve, të cilët tri ditë para duelit me Skënderbeun do të qëndrojnë në regjim “kazerme”. Dje ekipi nisi javën stërvitore në Pezë, ndërsa sot të kuqtë do të zhvendosen në Elbasan dhe përgatitjet do të kryhen në kompleksin “Pepa”.

ARSYET E GRUMBULLIMIT Grumbullimi në Elbasan nuk është i paqëllimtë, pasi trajneri Gega kërkon një ambient të qetë për të përgatitur skuadrën për premierën e sezonit të ri. Arsye tjetër është se kompleksi “Pepa” në Elbasan u jep mundësi lojtarëve që të përgatiten në fushë me bar natyral, ashtu siç është edhe terreni i stadiumit të Korçës. Me largimin nga kryeqyteti, ekipi mendohet të jetë larg presionit që, dashje pa dashje, është më i lartë në Tiranë, pasi minimizohen kontaktet te skuadra dhe interferencat janë më të pakta. Gjithashtu, grumbullimi i gjatë i shërben stafit për të pasur kontroll maksimal mbi lojtarët, por edhe që t’i familjarizojë me njëri-tjetrin duke krijuar një grup kompakt. Mësohet se lojtarët janë porositur që të jenë përgjegjës dhe të mbajnë regjim, si dhe të jenë sa më pak aktivë në rrjetet sociale. Filozofia e trajnerit Skënder Gega është: Shumë punë e përkushtim në stërvitje, disiplinë dhe zbatim detyrash dhe sa më pak të zhurmshëm në ambientin mediatik. Gega kërkon që ekipi të flasë në fushë dhe jo në media. Për këtë arsye ka kohë që asnjë lojtar nuk prononcohet te Partizani gjatë kësaj faze përgatitore.

gega (1)

GABIMET E SHKUARA Partizani i këtij sezoni ka lënë të kuptohet se po puno-het me një plan ndryshe, duke mos përsëritur gabimet e së shkuarës, kryesisht të sezonit të fundit. Madje, puna e stafit të ri ka nisur nga korrigjimi i asaj që ka ndodhur në merkaton e janarit, pasi janë larguar disa nga përforcimet e kësaj periudhe, ku bënte pjesë edhe Marko Jovanoviç, me të cilin dje u mbyll marrëveshja mes palëve. Pjesë e ndryshimit është edhe rreshtimi i ri i ekipit dhe bërja të qartë lojtarëve se Partizani është mbi të gjithë, kushdo qoftë ai, futbollist apo pjesëtar stafi.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura