Ngriti në ‘këmbë’ policinë dhe shqeu dyert e “Prestige Resort” me njerëz me kapuça, krimi ‘merr zemër’ në Kavajë, shefit të Komisariatit iu vranë dy persona para syve

Mar 30, 2023 | 7:05
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Kavajë duke tronditur rendin publik ku dy persona mbetën të vrarë pas sherrit mes njëri tjetrit.

4545454545-770x425

Pas sherrit mes tyre, Edmond Gosa ka qëlluar me thikë Altin Rexhën dhe më pas ky i fundit ka hapur zjarri ndaj Gosës. Për pasojë të dy kanë humbur jetën si pasojë e plagëve.

Ata dyshohet se kishin pasur konflikte të vazhdueshme prej disa kohësh dhe ishin takuar për të sqaruar mosmarrëveshjet.

E gjithë ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, ndërkohë që shefi i Komisariatit, Gazmend Demrozi, ish-punonjës i Bashkisë së Elvis Roshit nuk bëri asgjë për ta parandaluar krimin makabër.

Pak ditë më parë ai ngriti në këmbë policinë në një ditë pushimi për të konfiskuar në mënyrë të paligjshme “Prestige Resort”. Persona me kapuçë në kokë shqyen dyert e godinës duke i dhënë zemër krimit që trazoi sërish rendin publik mbrëmjen e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura