Ngrihet Komisioni Hetimor për Tahirin, ja emrat e anëtarëve

Mar 15, 2018 | 23:09
SHPËRNDAJE

Kuvendi miratoi sot ngritjen e një Komisioni Hetimor për Saimir Tahirin.

1497547144parlament

Kryetari i këtij komisioni është vendosur nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e ndërsa postin e nënkryetares së komisionit do ta mbajë deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Emra e anëtarëve nga ana e mazhorancës ende nuk janë zbardhur e ndërsa nga opozita janë Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Myslym Murrizi dhe Endrit Brahimllari nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E ndërsa emrat e anëtarëve të Partisë Socialiste janë zbuluar sot. “Panorama” mëson se emrat nga PS do të jenë: Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura