Ngricat sjellin çarje të tubacioneve të furnizimit me ujë. Ja disa zona ku ka mungesë të energjisë elektrikë

Jan 23, 2022 | 10:12
SHPËRNDAJE

ngricaPër shkak të temperaturave nën zero gradë në fshatin Çarshovë në  Përmet janë  çarë tubacionet kryesore të furnizimit me ujë.

Punonjësit e shërbimeve të bashkisë po marrin masa për zëvendësimin e tubave.

Ndërsa në Bashkinë Memaliaj nuk kanë energji fshatrat: Gllave, Komar, Selcke e vogel, Selcke e madhe, Rabie dhe Gllave e vogël.

Autoritetet po punojnë për rikthimin e energjisë.

Po ashtu mungon energjia elektrike në Njësinë Administrative Zagori bashkia Libohovë dhe Njësinë Administrative Poliçan bashkia Dropull.

Grupet e OSHE janë në teren dhe po riparojnë avarinë.

© Panorama.al

Te lidhura