Ngo mbaron dënimin, Mema i tregon skuadrës “çelësat” e vlonjatëve

Oct 19, 2018 | 14:46
SHPËRNDAJE

Ardian Mema u jep lojtarëve “çelësat” e Flamurtarit. Në analizën e djeshme që trajneri i ri i Tiranës zhvilloi për sfidën me Laçin, lojtarët panë veten në takimin e humbur me krutanët dhe u diskutua se ku mund të përmirësohej ekipi për sfidën me Flamurtarin. Biseda ka qenë shumë e gjatë dhe trajneri i bardhebluve, pasi ka kaluar pjesën e së shkuarës, është hedhur tek e ardhmja. Trajneri i bardhebluve, si ish i Flamurtarit, ka analizuar në detaj gjithë hilet dhe pikat e forta e të dobëta të ekipit vlonjat. Për çdo repart dhe futbollist ai ka pasur porosi të veçanta.

ardi mema tirana

Ndërkaq, trajneri në stërvitjen e pasdites ka folur gjatë me lojtarët edhe në fushë. Ndryshe nga ditët e tjera, e djeshmja ka qenë seancë më shumë taktike. Trajneri ka vënë përballë njëratjetrës dy repartet, mbrojtjen dhe mesfushën me sulmin. E veçanta në këtë ndeshje do të jetë spostimi i Hoxhallarit si qendërmbrojtës në krah të Turtullit. Nga krahët do të luajnë Doka dhe Imami. Rebuset janë në mesfushë me Mavejen e Dajën që luajnë një pozicion dhe Karabecin mesfushorin tjetër.

Hasani do të luajë sulmues i dytë, ndërkohë që në mesfushë, Greca do të aktivizohet majtas, ndërsa Kobina djathtas, por edhe Sentamu mund të marrë ndonjë fanellë titullari në sekondën e fundit. Nga ana tjetër, sulmi në këtë moment ka pothuajse shumë pak alternativa, me Ngonë që niset favorit për të qenë titullar, por edhe Muçin që gjithsesi është aty gati të futet në fushë, nëse Mema ia kërkon një gjë të tillë.

Tirana

NGO – Është kthyer në skuadër Majkëll Ngo. Sulmuesi ka mbyllur dënimin 24- orësh dhe pasi u përgatit të mërkurën veçmas, dje ishte në fushë së bashku me grupin. Sulmuesi ishte në formacionin e titullarëve, por gjithsesi fjalën e fundit për të do ta thotë Ardian Mema, nëse anglezin do ta aktivizojë apo jo ndaj Flamurtarit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura