“Ngjitur me qelinë time në bodrumet e Ministrisë së Brendshme, ku më torturonin, ishte një njeri i lidhur me zinxhirë, i cili më tha…”/ Misteri i zhdukjes së agjentit të Sigurimit

Feb 26, 2023 | 7:12
SHPËRNDAJE

Nga Lek Pervizi

Capture

Pjesa e dytë

Si çdo ditë ropama shurdhuese e çangës, lajmëronte zgjimin e apelin, racionin e bukës, lugicën e supës taralange dhe nisjen për në punë. Ata dilnin nga barakat si milingonat nga galeritë e tyre nëntokësore. Racioni i bukës dhe supa, vlenin si ushqim deri në kthimin nga puna, mbrëmjen vonë, të rraskapitun nga gërmimi i njё kanali faraonik të Lekajt të Kavajës, që duhet të shërbente për tharjen e moçaleve kënetore. Njё punё e stёrmundimshme qё kryhej me forcёn e krahёve tё mija tё burgosurve politikё, qё pёrveç se dёnoheshin me burg, u ngjitej edhe dёnimi me punё tё detyruar.

Ditët dhe netët kalonin nё atё gjendje skëterrore tё pa shpresë. Gati çdo natë, i nënshtrohej torturave të të ashtuquajturve hetues, oficerë kriminelё të Sigurimit. Dy kapitenët, Mit’hati e Skënder Kosova, e takuan përsëri Genc Pervizin, tue u mundue me e bë me folë, tue i premtue se do t’i ndalonin torturat, po të pranonte fajet që nuk kishte bë kurrë. Ata e lanë në dorë të xhahilëve të qelive, kapterë e policë të pa din e imanё, të ngarkuem me përdorë torturat ma të rënda, që t’a detyronin të bashkëpunonte.

Hetuesit vinin here pas here me asistue me kënaqësi në ato séanca, sikur t’ishin në një shfaqje teatrale. Ata ndërhynin pёr zbatimin e disa lloj torturash me që kishin mësue në shkollat e GPU-së sovjetike.

Një natë, xhelatët u vardisën mbi Gencin me grushta e shqelma, deri sa trupi tij u katandis në një planc dhe krejt i n’zimë nga goditjet. I reduktuem për skalc, sa nuk mbahej në këmbë. Rojet e morën zvarrë dhe e hodhën në qeli, si një thes me lecka, ku eshtnat e tij të dërmueme, kërcitën mbi betonin e dyshemesë.

-“Aty të ngordhish, qen bir qeni”! Çirreshin policёt. Kur dolёn, nga inati e përplasёn derën me forcë. Kjo shkaktoi një potere të madhe, nga mbulesa e hekurt, sikur t’ishte një luftim me shpata.

Genci ndejti do kohë i shtrimë mbi çimenton e vrazhdë e të ftohtë. Kokën bosh. S’ishte në gjendje me mendue e me kujtue. Ai veçse ndiente dhimbjen e misëve të trupit të sakatueme, nga goditjet e çizmeve të, grushteve e të shkopinjve. E kishin rrahun për vdekje. Po pse?!

Sa kohë ndejti ashtu, ai s’e mori vesh. Koha kishte humbë kuptim, edhe ajo e mbyllun aty në ato mure. Si me e marrë vesh se koha kalon?! E çuditshme! Nuk do t’ia kishte marrë kurrë mendja se, mund të matej me rritjen e mjekrrës, të flokëve ose të thonjve. Këtë e kishte mësue gjatë muajt e izolimit që, kishte kalue kur e arrestuan tre vjet ma parӫ. Sikur erdhi në vete, dhe lëshoi një vështrim për rreth.

Një dritë e zbetë vinte nga nalt përmes një frëngji të ngushtë, që i bënte ma të mynxyrtë muret e pista të birucë. Po kjo nuk ishte qelia e tij. Ku ishin plaçkat? Pse e kishin hedhun aty? Mendja po i punonte. Mirë, qenkam akoma gjallë. “Cogito ergo sum”, e kishte thanë drejt Dekarti. Dhimbjet e trupit e kthyen në realitetin e hidhur. E kishin rrahun si asnjëherë tjetër.

– “Fol! Si e keni përgatitë arratisjen e shokëve tuaj? Kush merrte pjesë në atë grup? Emrat. Na jep emrat e tyre. Në qoftë se do me jetue akoma. Fol, bir mizerabël i gjeneralit; tё atij  reaksionari tё mallkuar dhe armik i popullit! Fol, ose do të të rrjepim të gjallë”! Ulërinin oficerët e hetuesisë, të ngarkuem me e torturue qё tё pranonte, pra tё pralliste njё organizim tё arratisjes së shokëve.

“Ç’mision kishin ata që u arratisën? Me kontaktue babën tand dhe armiqtë e tjerë për me rrëxue regjimin tonë? Kёshtu eee…”! Vazhdimisht tӫ njëjtat fjalӫ tӫ mӫsueme pӫrmendӫsh. Këto mendime i vinin ndërsa rrinte i shtrimë aty mbi çimento, ku i përsëritёshin skenat e torturave.

Genci ndejti do kohë i shtrimë mbi çimenton e vrazhdë e të ftohtë. E kishin rrahun për vdekje. Po pse? Genci nuk arrinte tё kuptonte se pse ishte akoma gjallë, me gjithë ato tortura që kishe pësue. Kur xhelatët e torturonin ai bërtiste si i çmendun:

-“Ç’prisni prej meje? Ç’komplot? Ç’shokë? Ç’arratisje? Unë nuk di asgjë. Asgjë zotrnij. Nuk njoh askënd në Shqipni, as më njeh kush, sepse gjithë rininë e kam kalue në shkollat e Italisë. Këtë ju e dini mirë”!

-“Kujt do me ia dhanë me pi të tilla pralla? E pse bërtet? Si guxon me na thanë zotnij, ti, aristokrat e borgjez i deklasuem”? lodheshin tue bërtitë torturuesit. Por ma krimineli i të gjithëve ishte kapter Sako, të cilit ia mësoi emrin në seancat e torturës, kur e thirrnin oficerët.

-“Fol ose përndryshe të këpus zverkun me duart e mia”! – i thoshte. – “Nuk je as i pari as fundit, e more vesh”?

-“Më vrit në vend, ja tani, po të duash! Jepni fund kësaj komedie. Ju mendoni se kam frikë të vdes? Aspak more zotnij! Nuk e çaj kokën as për vdekjen as për ju! Nuk kam ç’t’ju them për gjana që nuk kam bë e njerzё qё s’njoh. Dhe ju nuk do të më nxirrni asnjë fjalë, sado qe do të mundoheni. Për këtë, të jeni të qartë e të bindun. Zatën e keni provue para tre vjetëve… ! Nuk kam ndryshue, bile jam shumë ma i vendosun dhe i fortë“.

Ndërsa rrinte tue përshkue me mend këto skena, tha me vete, pse e kishin hedhӫ nӫ kӫtӫ qeli tjetӫr. Mos vallӫ kishin planifikue diçka ma tӫ tmerrshme. Ishin policët që e kishin tërhequn rrëshqan, deri aty në këtë birucë. Pse? Instinktivisht i shkoi dora te xhepi i vogël i pantallonave. Sa mirë! Paketa me pesë cigare e shkrepësja kishin shpëtue. Ia kishte fut për një të çame të derës, një burgaxhi i panjohun. Si e pse, Genci nuk i kishte dhanë shpjegim.

Të burgosunit, edhe pse të izoluem, gjenin mënyrën si me njoh njeni tjetrin dhe me i ardhë në ndihmë shokëve së pakut me ndonjë cigare, që ishte ma e çmueshme se buka, në ato kondita. Pӫr shokӫt e tjerӫ, s’dinte asgjë. Kushedi ku do t’i kenӫ  pllakosӫ. Tӫ shkretӫt, kushedi ç’tortura do tӫ heqin. Aq tё izolueme e sekrete ishin qelitё e bodrumёve tё Ministrisё Brendshme, sa qё Genci s’mori vesh kurrё; sa qёndroi aty, se ku i kishin pllakosё shokёt e tjerё. Solidariteti mes të burgosurve në atë gjendje të një izolimi absolut, ishte i pakonceptueshëm.

Përtej torturave dhe keqtrajtimeve, kjo gjendje e përforconte karakterin e shpirtin e të dënuemve. Në ato katakomba, truni punonte intensivisht dhe nji fjalë e një lëvizje sado e vogël, vlerësohej për të gjetun domethënjen e zgjidhjen, pavarësisht se pa shpresë realizimi. Termi “katakomba” i përshtatej taman qelive të ati bodrumi ku, ishin ndry njerëz të posaçëm, megjithëse të pafajshëm, por që i duheshin sistemit me kurdisë lojnat e tij, mbi fatkeqësinë e të tjerëve.

Izolimi ishte absolut si dhe mospërfillja ndaj pafajësisë së të dënuemve që, aty mbaheshin me muaj e deri me vite. Parimi kryesor i ndjekun nga regjimi komunist, ishte ai i «luftës klasore», e shpikun nga mendja paranojake e diktatorit Enver Hoxha, me të cilin parim, zhvillohej krejt jeta e shoqërisë shqiptare, ku njerëzit merreshin në qafë, po të përfshiheshin në atë parim.

Në këtë mënyrë ata që damkoseshin e hynin në repertorin e asaj lufte klasore, e pësonin si mos ma keq, që jo vetëm se i priste burgu e internimi, por edhe pushkatoheshin pa asnjë lloj mëshire. I gjithëfuqishmi për të zbatue politikën e partisë për luftën klasore, ishte Sigurimi i Shtetit, që bënte kërdinë mbi shqiptarët e vet, motra dhe vllazën, që konsideroheshin hiç dhe përfundonin në hiç, pa pasun asnjë faj ose, gjynah në ndërgjegjen e tyre. Por kryesisht Sigurimi, kishte për detyrë primare të zbatonte urdhrat e vendimet e diktatorit, vetë prokuror e, vetë gjykatës i pamëshirshëm!

Genci nxori paqetën dhe mori një cigare të cilën e ndezi fill, e u mbështet pas murit, me shijue duhanin dhe me mbledh mendjen. Po e ndiente vetën ma mirë. Duhani i kishte ngacmue mendjen. Në atë vetmi ku mbretëronte heshtja, krejt i vetmuem papritur ai, dëgjoj një zhurmë hekurash që, vinte nga ana tjetër e murit përballë. Çdo të jetë vallë? Kur ja dëgjon një zë të dobët.

“Të lutëm mos ke një cigare“? Zani vinte prej një vrime në mur në naltësinë e një boj njeriu. I befasuem, Genci mendoi se do t’ishte një fatzi në gjendje ma të keqe se e tij. Bani si bani dhe u çue, me gjithë dhimbjet e trupit dhe u mbështet pas murit, për të arritë të vrima, afërsisht e hapun sa një kokë njeriu. Drita shumë e dobët nuk lejonte me dallue gjë. Genci zgjati një cigare dhe i‘a shtriu te panjohurit. Një dorë skelektike u shtri dhe e mori cigaren.

“A mund ta ndez“? Zani erdhi përsëri ashtu i dobët dhe me zor.  Genci ndezi shkrepsen dhe ndërsa i‘a jepte dalloi njӫ fytyrë krejt kockë, me mjekër të dendur flokë të gjatë të përhijmë. Sytë e mëdhenj të hapun plot trishtim. Vetëtimthi, i‘u kujtue filmi i kontit të Montekristos, kur abati Faria, u takue me Edmond Dantesin, në çarjen e murit të burgut.

-“Kush je e si quhesh”, foli njeriu matanë.

-“Genc Pervizi”.

-“Kush? Genc Pervizi? Vallë i biri i Prenk Pervizit? E kam njohur babën tënd. Ku asht tani, sepse rastësisht kam marrë vesh se asht arratisë“?!

Genci i tregoi se gjendet në Greqi por, nuk dinte ma tepër.

“Unë quhem Galip Hatibi. Më kanë varrosë në këtë bodrum prej pesë vjet. Faleminderit për cigaren. Nuk e kam shijue prej shumë kohësh“.

“Galip  Hatibi? Asht hap fjala se ti je arratis jashtë shtetit. Unё e kam njohur vëllanë tënd, Belulin, dhe familjen. Ato të kujtojnë në ndonjë vend në Europë ose Amerikë».

“Jo mor miku im, po ta përsëris, ka pesë vjet që jam i mbyllun po në këtë birucë. E Zoti e di a do të dal kurrë i gjallë. Nuk e besoj. Unë jam një i vdekun për së gjalli”.

– “Po kjo zhurmë hekurash e uji nga vjen”?!

– “I kam këmbët të lidhura me zinxhirë dhe në këtë qeli pa dritë, ka një shuplakë ujë, e futun kastile, ku detyrohem të sillem. Hipi e rri mbi një si krevat betoni ku, rri i shtrimë mbi do tesha të vjetrueme”.

-“Pse gjithë ky trajtim çnjerëzor”?!

-“Po. Për një arsye absurde. Pretendojnë se unë ruaj sekrete. Unë i kam njohur pothuaj gjithë personalitetet nacionaliste të asaj kohë, siç të thashë edhe babën tënd. Kam marrë pjesë në mbledhje të ndryshme, lidhun me aktivitetet politike të kohës. Kam njohun disa udhëheqësit komunistë e, deri vetë Enver Hoxhën.

Më kanë torturue për me thanë gjana që nuk kanë ndodhun e me implikue njerëz kot. Me kanë kërcënue se do të ma zhdukin familjen. Të falënderoj që me solle lajme prej saj. Nuk kam pranue as pranoj kurrë të turpërojn veten. Ma mirë i vdekun me nder se, i gjallë me turp. Ky asht Galip Hatibi. Tani kujdes se ne atë birucë, nuk fusin askënd. Të kanë shti gabimisht. Bej se nuk ke pa as dëgjue asgjë“.

Genci kishte mbet i tronditun. Ja shtriu paqetën me ato tre cigare që kishin mbetun dhe shkrepsen.

-“Faleminderit….! Lamtumirë…lamtumirӫ për gjithmonë“!

Galipin e shkretë e zuni emocioni e u largue. U dëgjue zhurma e zinxhirëve dhe llapërçina e ujit. Gencit i rridhnin lot për atë njeri që në të vërtetë ishte një i vdekur përsëgjalli. Ai u kthye ku ishte. Duhej tregue se ai nuk kishte luajt vendin. I mbledhur kruspull, sikur e kishte zanë gjumi. S’kaloi shumё e befasisht dera u hap me forcё. Një goditje me shqelm e bani që të lëvizte.

“Çohu qen i ndyrё. Flije? Merreni këtë kërmë“, çirrej kapter Sako. Rojet e kapën Gencin për këmbësh, tue tërhequn zharg. Kapteri, pasi i lëshoi një vështrim qelisë, e mbylli derën duke e përplasë me forcë, nga inati që rojet e kishin hedhun Gencin në atë birucë të ndalueme.

-“E shiko? Nuk jemi aq të këqij. Të kemi sjellë përsëri në dhomën tënde, ku mund të flesh rehat. Por po nuk u bëre i arsyeshëm, kemi metoda që të të bëjnë të këndosh, dhe biruca akoma më betere. More vesh“?

Sa u mbyll dera, Genci, u shtri mbi plaçkat e pista që po i dukeshin si një krevat hoteli. Mos tjetër, nuk rrinte mbi çimenton e ftohtë. Takimi i çuditshëm me Galipin e kishte tronditë. Fytyra e tij sikur i shfaqej, aq skeletike dhe e trishtё. I shkreti njeri, ç’fat mizor e kishte gjet. Vёrtet i vdekur pёrsёgjalli. Kushёdi a do tё merrej vesh njё ditё historia e tij.

Kush do ta rrёfente. Ai, edhe po tё dilte prej burgut, veç nё rrethin e tij familjar, mund tё shprehej. Njё ngjarje e tillё, s’mund tё tregohej askujt, pa rrezikuar vetёn. E kujt ia mbante tё rrezikonte? Ndёrsa i sillёshin nё tru kёto mendime, trupi vazhdonte t’i dhimbte nga rrahja shtazarake që kishte pësue. E ndjente vetën të dekurajuem e të pafuqishëm, dhe ashtu ra në një gjumë të thellë. Harroi të hante atë copë bukë që kishte ruajtë për «darkë».

Torturat ishin në rend të ditës, ose, ma mirë me thanë, të natës. S’ishte për t’u çuditë. Bishat në formë njeriu i vinin në zbatim sjelljet e tyne natën, si egërsinat e xhunglës. Ata zbatonin të njëjtën egërsi të kafshëve t’egra. Apo nuk u ngjanin vampirëve t’etun për gjak të legjendave makabre që natën e kishin të tyre për të krye vepra gjakatare. Në konditat e vuajtjeve aq të mëdha, të burgosurit, e ruanin humanizmin dhe gjenin mënyrën me komunikue mes tyre e, me marrë vesh q’ndodhte në bodrumet e asaj ministrie, në ato rrathë të skëterrës.

Një ditë Genci, kur po shkonte ne banjo, mori vesh nga një i burgosun i mbyllun aty prej tre vjetësh, se Galip Hatibi i shkretë, u kishte mbetun në dorë torturuesve. Për të zhdukur çdo gjurmë të tij, ia kishin djeg trupin në furrat e ngrohjes së ministrisë. Nuk kishte dyshim qe edhe të tjerë fatkeq, që quheshin të humbun, të kishin përfundue si ai, pa nam e nishan.

Kështu ndodhi që historia e atij burri, nuk u njoh kurrë dhe mbeti mister. Genci ishte i vetmi dëshmitar të tragjedisë së tij, krejt rastësor e në kondita të papërfytyrueshme. Thuaj po të duash se mrekullitë nuk ekzistojnë. I vetbindun për fundin e tij, Galipi e kishte kuptue se fundi i tij, nuk ishte tjetër veçse punë ditësh e orësh. Zoti e kishte njohun me Gencin që historia e fati mizor i tij, të mos mbeteshin të panjohur.

Lamtumirë i kishte thane mikut të tij të burgosun, lamtumirë për gjithmonë! Ishte lamtumira e fundit ndaj jetës!

Kjo dëshmi, i përgjigjet një të vërtete të panjohur mbi fatin tragjik të Galip Hatibit, mbetue mister. U deshën pasojat e dënimeve të Gencit që kjo histori, tashmë të tregohet ashtu siç realisht ka ndodhur.

Patjetër se kjo histori, për lexuesin do të duket si e pabesueshme, por mjerisht kriminaliteti i komunistëve nuk ka kufi, dhe çështja e djegies se trupit të Galip Hatibit, dhe të tjerëve si ai, bie si një akuzë e pakundërshtueshme ndaj masakrave përbindëshe të kryeme nga diktatura komuniste shqiptare, e cila e ka marrë vulën e zezë e të turpit, si diktatura ma e egër e mizore të vendeve të tjera komuniste të Europës Lindore. E vërteta, sado e hidhun të jetë, duhet thane, dhe sado qё tё mbahёt e fshehtё vjen dita qё del nё shesh. Memorie.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura