Ngjit peceta higjenike në makinën e të dashurit tradhëtar

Mar 25, 2015 | 14:06
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Ky është padyshim zemërimi i një femre të tradhëtuar. Li Tan, 23 vjeçe nga Kina ka ngjitur në makinën e të dashurit të saj disa peceta higjenike duke dyshuar se ai po e tradhëtonte.

Por sipas ‘People Daily Online’ i dashuri i saj De Wu ishte te shtëpia e mikut të tij për të organizuar ditelindjen Li.

“I thashë që të priste shpjegimet e të dashurit të saj, por ishte e nevrikosur. Bleu disa pako peceta dhe i ngjiti në makinën  e tij”-ka thënë shoqja e Li.

Por pasi vajza ka kuptuar se çfarë po ndodhte dhe se djali nuk po e tradhëtonte ka postuar një foto në rrjetet sociale duke shkruar “Po, e kam bërë këtë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura