Ngjela zbardh negociatat me Taulant Ballën, ndryshon qëndrim për Ramën: Nuk duhet rrëzuar

Mar 31, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela pranoi negociatat e zhvilluar së fundmi me Partinë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit. Ngjela tha se në parim ka rënë dakord me ofertat e socialistëve.

Spartak Ngjela ne emisionin “Shqip”

Në debat televiziv mbrëmjen e së hënës në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga në “TCH”, Ngjela tha se ka takuar të dërguarin e Ramës për zhvillimin e negociatave, Taulant Ballën dhe ka pranuar në parim bashkëpunimin me PS-në.

“Kam biseduar me Taulant Ballën, kam pranuar në parim. Nuk kam thënë ndonjëherë që kam ikur, kam shprehur kritikat e mia. Nuk kam qenë ndonjëherë satelit i Ramës. As kam ndërmet të vë kandidatët e mi. Por ai po kërkon një politikë të re”,-deklaroi Ngjela.

Gjatë debateve në studio me Paskal Milon, Ngjela tha se qëndrimet e kreut të PDS-së, për një dalje të mundshme jashtë koalicionit me Ramën në këto zgjedhje lokale, janë një kërcëmin që i bëhet atij për të bashkëpunuar me të vegjlit, ndërsa shtoi se nuk është koha për të kërkuar rrëzimin e kreut të PS-së.

“Nuk e shoh se është koha për të rrëzuar Ramën. Nëse vërtetë Rama do marri deputetë, do ndryshojë politikat, çmë duhen mua aleanca për këshilltarët… a i jep dot Milos të konkurrojë për Bashkinë e Tiranës. Nuk e shoh që je në kohë për të rrëzuar Ramën. Kjo është politika. Këto aleancat e sotme po krijojnë një impakt politik”,-deklaroi Ngjela.

Më herët, kreu i Demokracisë sociale Paskal Milo tha se nëse Rama këto ditë nuk do të negociojë për zgjedhjet lokale, ai ka një plan për t’u grupuar edhe me parti që jo domosdoshmërisht i përkasin spektirt të majtë. “Në këtë alternativë do të ketë edhe parti të tjera që do të shkojnë edhe nga qendra e djathtë”,-deklaroi Milo. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura