Ngjela: Fatmir Xhafaj është figura më e fortë e PS, ka mbrojtjen e amerikanëve

Oct 16, 2018 | 19:30
SHPËRNDAJE

Në studion e “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela deklaroi se figura më e fortë brenda radhëve të PS, nuk është kryeministri Rama, por ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Figura më e fortë në PS është Fatmir Xhafaj. Është i fortë pa u bërë kryeministër. Ka mbrojtjen e ndërkombëtarëve, të amerikanëve”, u shpreh Ngjela.screenshot-1_1539702644-7691962

Më tej, ai shton se edhe Rama ka qenë i implikuar kur doli “Babalja”, duke tentuar një krizë me Xhafajn, por u detyrua shpejt t’i dalë në mbrojtje.

“Në momentet kur doli “Babalja” Rama krijoi krizën me Xhafën, e pastaj doli dhe foli se ka qenë zëri i manipuluar. E kur ka thënë që ka qenë zëri i manipuluar, jam i bindur që ia ka kërkuar FBI, sepse analizën e spektrale të zërit e bën për 10 minuta”, u shpreh Ngjela.

Për avokatin Ngjela nuk është problem që vëllai i Xhafajt ndodhet në burg, duke dhënë shembull, se edhe i vëllai Klinton ka qenë në burg për drogë.

I “ngacmuar” nga gazetari Denis Dyrnjaja, se nëse për të kjo mund të jetë normale, por jo për shqiptarët, Ngjela iu përgjigj: “Shqiptarët të mësohen, nuk ka luftë klasash.”

Avokati u pyet edhe synimin e qeverisë për një pr/ligj kundër-shpifjes.

Për Ngjelën, kjo duhet bërë pasi politikës shqiptare i duhet seriozitet, por sipas tij edhe kësaj çështje do të t’i jepet fund me krijimin e BKH dhe SPAK.

“Shpifja është në Kodin Penal, këtë gjuhë vulgare dhe shpifjet vulgare në politikën shqiptare i ka futur Berisha. Pala tjetër nuk ka barbarizëm të atij niveli. Por edhe për të kot lodhen, pasi këto çështje do i hetojë dhe gjykojë BKH dhe SPAK”, u shpreh avokati Ngjela./Tch

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura