Ngjela deklaratë të fortë: Meta po e vonon autorizimin për “Detin” për të mbrojtur Berishën, Meçollari është një…

Mar 6, 2018 | 22:10
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar çështjen e “Detit” dhe vonesën e autorizimit për plotfuqishmërinë nga presidenti Meta. I ftuar në studion “opinion” në News 24 ai tha se ne nuk e dimë marrëveshjen, por dimë që janë ngritur gjakrat në shtetin grek.

Ngjela

Po ashtu Ngjela vijoi me akuzat edhe ndaj ish-kryeministrit Berisha. Sipas tij Berisha duhet të arrestohet.

Gjithashtu Ngjala tha se Meta po bën një përpjekje të kotë duke vonuar autorizimin e plotfuqishmërisë.

“Ka një defekt të madh siç ishte marrëveshja e detit e vitit 2009 që është në Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria nën drejtimin e Berishës ka cenuar. Meta kërkon të ndihmojë Berishën duke vonuar autorizimin për zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë,” tha Ngjela.

E ndërsa për rastin Meçollari avokati tha se po sulmohet vetëm nga Berisha dhe jo opozita, kjo vetëm se nuk pranon që një marrëveshje e re të jetë më e favorshme se ajo që ka bërë ai.

“Ka koneksion, është marrëveshja. Ky ka qenë opozitar në marrveshjen e parë. E dyta është kopentent. E treta kërkohet që nuk është kërkesë e opozitës, por e ish-kreut të PD.

Lufta kundër këtij koloneli dhe zvarritja e Metës për autorizimin janë për të ruajtur Saliun, por unë mendoj se nuk shpëton Saliu se ka shumë shkelje.

Cdo marrëveshje që  do të jetë më e favorshme se ajo e 2009 ai do të kërkojë ta ndalojë. Lufta kundër këtij oficeri dhe vonesa e Metës janë vetëm për të ruajtur Berishën. Unë them se Berisha nuk i shpëton dot kësaj. Në një moment ai do të vihet përballë drejtësisë, pastaj se do të dalë i pafajshëm apo jo kjo varet nga avokatët që do të ketë,” tha Ngjela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura