Ngjarjet ndaj Polonisë, gazetari i “Panorama Sport” tregon atë që ndodhi për BBC: Nisi me provokim, mëkat për 22 mijë të tjerët në stadium

Oct 14, 2021 | 21:09
SHPËRNDAJE

Ngjarjet e ndeshjes Shqipëri-Poloni kanë bërë xhiron e botës gjatë ditëve të fundit, sidomos pasi FIFA bëri të qartë se nuk do të toleronte sjellje të tilla dhe se ka hapur një hetim. Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë kësaj ngjarje dhe sidomos ato në Angli, pasi përfaqësuesja vendase është përballur me probleme të ngjashme, teksa është rivale me Shqipërinë dhe Poloninë në të njëjtin grup kualifikues të Botërorit.

shqiperi poloni

Në emisionin radiofonik të BBC, “Sport Today”, ngjarjet e Tiranës janë shpjeguar nga gazetari i “Panorama Sport”, Ermal Kuka, i cili ka treguar se si nisi gjithçka derisa degjeneroi në hedhjen e sendeve nga tribunat dhe ndalesën e ndeshjes.

“Nisi 20 minuta më parë me një goditje këndi, kur dikush hodhi shishe nga tribuna dhe polakët e kuptuan se ndoshta mund të merrnin diçka më shumë nga kjo situatë. Ndaj nisën provokimet e zakonshme në raste të tilla. Pastaj Sviderski shkoi dhe festoi golin pikërisht poshtë asaj tribune dhe ndodhi ajo që ndodhi. Është mëkat sidomos për 22 mijë personat e tjerë në stadium, pasi ishin familjarë e fëmijë që po argëtoheshin. Ishte atmosferë e mrekullueshme.

Ato 15 minuta ndalesë na dëmtuan më shumë pasi i dhanë kohë Polonisë të qetësohej dhe të ndërtonte një plan për të përballuar minutat e fundit. Është mëkat edhe për faktin se ndoshta mund të kishim humbur, siç kemi humbur herë të tjera e nuk ka pasur asnjëherë probleme”, shpjegoi ndër të tjera gazetari i “Panorama Sport” i cili theksoi gjithashtu se tashmë të gjithë pritnin vendimin e FIFA-s për ngjarjet në fjalë.

Prononcimi per BBC i gazetarit te Panorama Sport on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura