Ngjarjet e rënda me efektivin e FNSH dhe në Komisariatin nr.3/ Berisha: Ishin të droguar. Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi

May 24, 2022 | 10:20
SHPËRNDAJE

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dy ngjarjet e rënda që ndodhën të hënën e 23 majit në Tiranë, ku një efektiv policie vrau kolegun brenda komisariatit nr.3 si dhe një tjetër efektiv i FNSH-së plagosi një qytetar në këmbë në një lokal në Kombinat.

Sipas Berishës, efektivët “ishin të droguar”. Ai kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Keto akte deshmojne shkallen ekstreme te kriminalizimit te narkopolicise nga Edi Rama dhe partise se tij, ministri i familjes dhe klani i tij. Ndaj kerkoj doreheqjen e menjehereshme te ministrit te familjes, Çuçi, pergjegjes direkt politik per aktet e perseritura vrastare te narkobanditeve me uniforme”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë në rrjetet sociale i kreut të PD, Sali Berisha

Policet te droguar dhe vrases! Ekzekutojne policin ne komisariat dhe plagosin qytetarin ne “Kombinat”!

Te dashur miq, mbremjen qe kaloi dy police te droguar, vrases, ne dy ngjarje te veçanta, shkrehen armet e tyre dhe vrane nje polic e plagosen nje qytetar.

Keshtu, ne ambientet e Komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit te tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi.

Kurse ne Kombinat nje polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi nje qytetar, per te cilin thuhet se kishte probleme te paaftesise mendore.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se policit te ndjere dhe uruar sherim te shpejte qytetarit te plagosur, denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te banditeve me uniforme si deshmi flagrante e drogimit dhe degradimit te policise se narkoshtetit.

Keto akte deshmojne shkallen ekstreme te kriminalizimit te narkopolicise nga Edi Rama dhe partise se tij, ministri i familjes dhe klani i tij.

Ndaj kerkoj doreheqjen e menjehereshme te ministrit te familjes, Çuçi, pergjegjes direkt politik per aktet e perseritura vrastare te narkobanditeve me uniforme. sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura