Ngjarje tragjike/ Arbitri italian përpiqet të arratiset, por përplaset nga treni dhe humb jetën

Mar 7, 2020 | 9:43
SHPËRNDAJE

Arbitri italian Antonio Martinielo ka humbur jetën tragjikisht, teksa është përplasur nga treni.

e0a344d6-87be-4361-814b-62f675ac9f55-kUtB-U3601506157056cVB-528x329@Gazzetta-Web_355x221

Prej kohësh 31-vjeçari ishte nën arrest shtëpie, për shkak të një ankesë që kishte bërë partnerja e ti në Itali. Sipas mediave italiane thuhet se arbitri kishte shkelur masën që i ishte vendosur dhe policia shkoi në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

Ai është përpjekur të largohet pasi nuk donte të arrestohej, teksa ka ikur nga shtëpia në momentin që zbarkoi policia aty.

Pikërisht kjo rezultoi tragjike për Martinelon, pasi kur ishte duke kaluar tek shinat e trenit, ai është goditur nga treni duke humbur jetën menjëherë. Ka edhe hipoteza se 31-vjeçari mund të ketë dalë me qëllim para trenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura