“Ngjarje që ka vetëm viktima”/ Avokati i 17-vjeçarit që vrau për gjakun e babait: Një problem i madh social, pati mungesë kujdesi që kur mbeti jetim

Jan 27, 2022 | 12:29
SHPËRNDAJE

Avokati i 17-vjeçarit, Florian Përathi tha se pritej masa e sigurisë arrest me burg, kjo edhe për shkak të veprës penale, që sic u shpreh ai është me rrezikshmëri te theksuar shoqërore.

Sipas Andi Durajt, kjo është një ngjarje që ka vetëm viktima, por është edhe një çështje e madhe sociale, pasi shprehet se pati mungesë kujdesi për atë fëmijë që kur mbeti jetim.

“Sot ishte seanca për vlerësimin e arrestit. Nuk është se pritej ndonjë vendim ndryshe, për shkak të veprës. Është vepër me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Është rasti i parë kur ka dy viktima, një që ka ndërruar jetë dhe përfitoj nga rasti ti shpreh ngushëllimet dhe viktima e dytë që mendoj se nuk do jetë e fundit, është autori. Nga pak të gjithë i kemi bërë fajtorë dhe i kemi nxitur të kryejnë këto krime, qoftë ne duke përcaktuar gjakmarrjen si vepër penale, qoftë media apo opinionin shoqëror duke i mbarsur me një urrejtje të tillë.  Ishte mjaft i tronditur. AI deklaratën e ka dhënë të plotë. Ngjarja është një nga ngjarjet më të rëndë, që siç e thashë ka vetëm viktima. Ju siguroj se është një problem i madh social.  Problemi qëndron tek mungesa e kujdesit që ka qenë për këtë person që në momentin kur ka mbetur jetim dhe deri sot”, tha Avokati.

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Florian Përvathin, i cili tre ditë më parë vrau bashkëfshatarin e tij, Lek Lekgjonaj.

Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza  “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te Kodit Penal.

 

© Panorama.al

Te lidhura