Ngjarje e shëmtuar në Spitalin e Fierit/ Burri qëllon me shkelma e grushte një grua. Dëshmitari: Nuk e njihte, e goditi vetëm për një fjalë!

Feb 27, 2021 | 20:00
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e shëmtuar raportohet të ketë ndodhur në Spitalin e Fierit. Një burrë ka dhunuar me shkelma dhe grushte një qytetare pas një debati verbal.

Në pamjet e publikuara nga JOQ shfaqet edhe një grua tjetër që përpiqet të qetësojë situatën pas dhunës.

Nuk ka një reagim nga Policia lidhur me rastin dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

JOQ ka publikuar dëshminë e personit që ka kapur videon, që shkruan: “Ka ndodhur dje te Spitali i Fierit. Zotëria dhe zonja nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Zotëria edhe pse ishte në gabim për diçka që kishte bërë, dhunoi edhe zonjën vetëm për një fjalë që i tha”.

Burri gruaja.1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura