Ngjarje e rëndë/ I afërmi i futbollistit të Realit humb jetën nga Koronavirusi

Mar 21, 2020 | 13:42
SHPËRNDAJE

Numri i viktimave për shkak të Koronavirusit, vazhdon të rritet. Spanja është shteti i radhës që po përjeton një situatë me të vërtet të tmerrshme.

nacho-realmadrid-239925

Në vendin iberikas numri i të infektuarëve rritet me kalimin e orëve, ndërkohë që vazhdojnë të shënohen viktima me numrin që ka arritur në 1000.

Mediat spanjolle raportojnë së fundmi, se ka humbur jetën edhe një i afër i moshuar i mbrojtësit të Realit, Naço. Lajmi është konfirmuar nga vetë vëllai i futbollistit, i cili bën më dije gjithashtu se familja e tij, nuk është e prekur dhe gëzon shëndet të plot.

Siç dihet të moshuarit janë më të rrezikuarit nga ky virus, ndërkohë që i afërmi i mbrojtësit të Realit ka qenë viktima e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura