“Ngjarje biblike”/ Përmbytet Venecia, uji arrin në nivele rekord

Nov 12, 2019 | 16:06
SHPËRNDAJE

 

Moti i keq me shi që ka përfshirë edhe Italinë, ka sjellë një gjendje alarmante në Venecia.

Qyteti lagunë rrezikon përmbytje në më shumë se 70% të territorit, ndërsa niveli i ujit pritet të arrijë deri në 155 centimetra.

ACQUA ALTA  156 ECCEZIONALE NOVEMBRE 2018DSC_2352

Shirat pritet të shoqërojnë vendin edhe gjatë dy ditëve në vijim, duke e rritur akoma edhe më shumë rrezikun.

Një situatë e tillë u shënua në 1966, kur uji mbërriti në 195 centimetra, çka ai u cilësua asokohe si një “ngjarje biblike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura