Ngjarja tragjike në Tiranë/ Fqinjët japin detaje tronditëse: Lajmëruam bashkinë për erën e rëndë, u vinin për vizitë njerëz të veshur si…

Jul 3, 2020 | 9:54
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë, sa tragjike aq edhe horror, u zbulua pasditen e djeshme në Tiranë, ku brenda një banese në zonën e Kombinatit u gjetën të pajeta nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

zhaneta anisa

Zhaneta Josifi, 56-vjeçe u gjet e vdekur bashkë me njërën nga vajzat në apartamentin e saj në Kombinat, Anisën.

Njëra prej banoreve në pallatin ku janë gjetur të vdekura dy gra, tha se kishte ditë që nuk i kishin parë. Sipas fqinjës, vajzat kishin mbetur pa punë pas pandemisë.

“Dilnin nga banesa. Punonte e zonja. Bënte pazar. Kur kanë ardhur në Tiranë kishte vdekur bashkëshorti. Kisha ca ditë që nuk i kisha parë. Ka vetëm dy vajza. Secili shikon hallet e veta, pavarësisht se jetojmë në një pallat. Ka një motër në pallatin tjetër. Sa ishin në punë ishin mirë, por si të gjithë të tjerët po vuajnë me rastin e pandemisë. Në kohën e pandemisë, ato u mbyllën brenda. Ajo e ëma punonte. Pastronte shtëpi. Vajzat kanë punuar, por u shkurtuan nga pandemia.

Si familje kanë qenë të shkëlqyera. Kishin ca kohë që jetonin këtu. Ajo e ëma dilte bënte pazar. Bashkëshorti i kishte vdekur. Nuk e di nga se. Kur ka ardhur te ne, ka qenë pa të shoqin.

Që në pandemi ishin mbyllur. E ëma dilte. Kisha ca kohë pa i parë. Kishte vetëm dy vajza. Nuk e mbaj mend kur i kam parë për herë të fundit. Jetojmë në një pallat, po secili shikon hallin e vet. Të gjithë janë me probleme. Ka një motër në pallatin tjetër, vinin shpesh i shikonin”, u shpreh mbrëmë pranë vendit të ngjarjes një nga fqinjët e viktimave.

Ndërkohë, sipas gazetares së News24, e cila ka komunikuar me fqinjët sot, për ta ngjarja e ndodhur djei ka tronditur mjaft.

Muajin e fundit ata kanë dyshuar se brenda kësaj banese dicka kishte ndodhur për shkak të erës së rëndë të dekompozimit të trupit të 33-vjeçares e cila shpërndahej në gjithë apartamentet.

Mësohet se banorët e shkallës ku jetonin nëna me dy vajzat kanë komunikuar me bashkinë se mendonin se era e rëndë vinte nga tubacionet e ujërave të zeza.

Sipas dësshmive që ka mbledhur policia nga familjarë të Familjes Josifi, ata nuk kanë pasur asnjë kontakte me Anisën, vajzën që u gjet e pajetë që nga fundi i janarit.

Fqinjët kanë thënë se në banesën e tyre kohë më parë herë pas herë vinin njerëz të veshur zyrtarë që shpërnadnin broshura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura