MASAKRA TE SHKENCAT/ Fotot e ngjarjes në prill të 2015, si u vra në Holandë vëllai i Besnik Sulkut, atentatorit të Lufit

May 28, 2015 | 14:12
SHPËRNDAJE

Sipas Policisë, përplasja e përgjakshme me armë zjarri dje në Tiranë është pasojë e disa armiqësive të nisura prej më se një viti mes grupeve rivale në Shqipëri dhe jashtë saj.

Besnik dhe Durim Sulku

Kulmi i këtyre përplasjeve ka arritur në datën 6 prill 2015 kur në Roterdam të Holandës është vrarë shtetasi 33-vjeçar nga Shqipëria, Ilirjan Sula. Viktima kishte përdorur edhe emrat Durim Sula, Durim Sulku dhe Besnik Sulku.

Vendi i ngjarjes ne Roterdam

Ai qëndroi disa kohë në Holandë, por në 6 prill u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i vdekur. Identifikimi i tij pas vrasjes u bë vetëm në datën 15 prill 2015 nga të afërmit. Viktima ishte në fakt vëllai i Besnik Sulkut, njërit prej personave të përfshirë ditën e djeshme në përplasjen me armë në Tiranë.

Vendi i ngjarjes ne Roterdam

Emigranti i ekzekutuar në Roterdam të Holandës në prill të këtij viti kishte përdorur madje për disa kohë emrin e vëllait të tij, që u vra dje në Tiranë, si një nga identitetet e tij.

Vellai i Besnik Sulkut

Vëllai i Besnik Sulkut, Ilirjan Sulku, ndodhej me një automjet tip “Smart”, kur u qëllua nga dritarja anësore me plumb në kokë.

Harta e Roterdamit, ku ndodhi ngjarja

Ekzekutimi mafioz mbeti pa autor, ndërkohë që policia arriti të gjente vetëm armën e krimit për vrasjen e ndodhur në Holandë, e cila sipas Policisë kishte lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Makina Smart e Ilirjan Sulkes

Pak ditë më vonë u gjet edhe një BMW e cila dyshohet se eshte perdorur nga autori i vrasjes se Ilirjan Sulkut.  

Makina BMW qe dyshohet se u perdor nga vrasesit

Vëllai i viktimës Besnik Sulku fajësonte Mentor Lufin, të cilin vendosi ta sulmonte me armë dje për hakmarrje. Mendohet se pjesë e këtij skenari përplasjesh ka qenë edhe atentati i mëparshëm që ishte bërë ndaj Mentor Lufit në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura