Ngjarja në Mat/ Kthesë në hetime, arrestohet autori i plagosjes (Emri)

Oct 17, 2018 | 23:20
SHPËRNDAJE

Kthesë në hetimet e ngjarjes në fshatin Bushkash të Matit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Xhovalin Rica. Burime zyrtare nga Policia thanë se është plagosje dhe jo vetëplagosje siç u raportua fillimisht po nga policia.

Policia ka arrestuar edhe autorin e dyshuar të plagosjes.

Ngjarja

Burime zyrtare njoftuan se: “Rreth orës 19.50, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se ishte vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 50 vjeç (e deklaruar si vetëplagosje paraprakisht nga i dëmtuari). Nga dyshimet e krijuara nga grupi hetimor, si dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të ngjarjes u krijua bindja se shtetasi Xh.R. nuk ishte vetëplagosur. Si rezultat i një pune të mirë-organizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Matit ka bërë të mundur kapjen e shtetasit: Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fshatin Stojan Ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin Xh.R. në ambientet e jashtme të banesës së tij. Autori i dyshuar u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet dhe sekuestrua arma e përdorur nga autori. Për kapjen e tij u angazhuan 15 forca policie”.

50-vjeçari që është kryetar i Partisë Demokratike për këtë njësi administrative, njëkohësisht punonjës i Bashkisë Mat u plagos para oborrit të shtëpisë, duke marrë plagë në kraharor dhe shpinë.

***

Plagoset me armë zjarri një person në Mat, dyshimet e para

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Bushkash të Matit, mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

I plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal e më pas drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Mbeten endë për tu zbardhur rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vetëplagosje, bëjnë me dije burime policore.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Matit bëri me dije se, “ka marrë informacion se në fshatin  Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 45 vjeç, pranë banesës së tij. Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut. Shtetasi Gj.R, është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura