“Ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në vend”-Diskutimi i Ramiz Alisë në Byro pas marrjes peng të peshkarexhës nga kapiteni i saj. Si u shkarkuan 30 funksionarë e zyrtarë të lartë

Jul 26, 2020 | 21:45
SHPËRNDAJE

Dashnor Kaloçi/ Janë publikuar disa dokumente arkivore të nxjerra nga një dosje voluminoze e Arkivit Qëndror të Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), me siglën “Tepër sekret” dhe tashmë prej kohësh të deklasifikuara, ku ndodhet një proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së e mbajtur në janarin e vitit 1989, ku është marrë në analizë ngjarja e jashtëzakonëshme e ndodhur më 6 janar të atij viti, ku peshkarexha “DukatI”, teksa doli për gjueti në det të hapur në ujrat e Adriatikut, u morr peng nga kapiteni i saj, Enver Meta, i cili, pasi mbajti peng shtatë pjestarët e ekuipazhit të saj, mbërriti në portin e Brindizit në Itali, edhe me tetë shokë të tij që i kishte fshehur në hambarët e anijes që në Portin e Durrësit.

 

HEKURAN_ISAI6

Të gjitha debatet e acaruara në mes antarëve të Byrosë Politike në atë mbledhje maratonë që u zhvillua nën drejtimin e Ramiz Alisë, ku “shokët e udhëheqjes” kanë bërë akuza të ndërsjellta, deri për probleme të brendshme familjare të tyre, gjë e cila shkaktoi një furtunë të vërtetë, duke u marrë masa drastike me arrestime dhe shkarkime nga detyra të rreth 30 funksionarëve e zyrtarëve të lartë, duke filluar nga nënoficeri që s’kishte ushtruar si duhet kontrollin në anije, drejtori i Portit Detar, Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme Agron Tafa, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Durrësit, Qirjako Mihali, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, e deri te ministri i Brendshëm, Hekuran Isai.

Kam të dhëna që fëmijët e tu Qirjako, madje dhe shoferi yt, hyjnë në port lirshëm, marin varkat dhe dalin për gjah në det? Çdo njeri mund të hyjë në port, Qirjako? Pse duhet hyjnë fëmijët e tu dhe të tjerët nga porti për të dalë në det për peshk ose për shëtitje? Porti është zonë kufitare”?! Kështu është shprehur në mes të tjerash Ramiz Alia duke i’u drejtuar Qirjako Mihalit, sekretarit të parë të komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit, në një mbledhje të Byrosë Politike të mbajtur në janarin e vitit 1989, pas ngjarjes së jashtëzakonëshme të ndodhur në datën 6 janar të atij viti, ku peshkarexha “Dukati”, teksa kishte dalë për gjueti në ujrat e Detit Adriatik, u morr peng nga kapiteni i saj, Enver Meta, dhe tetë shokët e tij që i kishte fshehur në hambarët e anijes, duke mbërritur në portin e Brindizit, me shtatë pjestarët e ekuipazhit të saj të mbajtur peng.

20200722_235421

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë që jo vetëm shkaktoi probleme të mëdha në mes Tiranës zyrtare dhe shtetit Italian, por tronditi edhe regjimin komunist duke bërë që të merreshin masa drastike me arrestime, shkarkime, e dënime, të rreth 30 funksionarëve e zyrtarëve të lartë, duke filluar nga nënoficeri që s’kishte ushtruar si duhet kontrollin në anije, drejtori i Portit Detar, Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme Agron Tafa, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Durrësit, Qirjako Mihali, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, e deri te ministri i Brendshëm, Hekuran Isai, etj., jemi njohur në pesë numra rradhazi të botuar nga Memorie.al. Ndërsa në disa numra në vijim, po publikojmë proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike, që është mbajtur dhe ka analizuar atë ngjarje të rëndë, (madje nga më të pazakontat deri në atë kohë për regjimin komunist të Tiranës), ku “shokët e udhëheqjes”, jo vetëm që kanë diskutuar “me partishmëri dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie” për atë problem që ishin mbledhur, por kanë bërë akuza të ndërsjellta edhe për probleme familjare të tyre.

20200726_003742

Mbledhja e Byrosë Politike për ngjarjen e arratisjes së anijes “Dukati”

ÇËSHTJA E KATËRT: “TË NDRYSHME” (NGJARJA E DURRËSIT)

SHOKU RAMIZ ALIA: 700 roje ka në ndërrmarjet industriale të Tiranës, shoku Adil, dhe prap vidhet. Ç’kontroll është ky? E kemi thënë që në qoftë se është nevoja, edhe rojet në ndërrmarrjet ekonomike të vihen nën drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Në qoftë se është konstatuar që ndërlidhja nuk bëhet në rregull nëpërmjet PY-së, siç thuhet atje, pse nuk bëhet propozimi që të ndryshohet. Pra rojet të pajisen me radio dhe të lidhen direkt me policinë e të mos lihen gjërat derisa të ndodhin ngjarjet. Për këtë kanë një përgjegjësi shumë të madhe këta shokë. Këta duhet të marrin masa që ta forconin kontrollin në ndërmarrjet ekonomike.

Dy-police-ne-port

SHOKU HEKURAN ISAI: Nga një raport që më dha Ministria e Industrisë Ushqimore për peshkimin, del që ajo ka parë vetëm realizimin e detyrave të planit dhe nuk ka ushtruar fare kontroll për zbatimin e këtyre rregullave.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për zbatimin e rregullave në radhë të parë përgjigjen organet përkatëse të Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe të Ushtrisë. Pra kufitari në pikën e kontrollit të kalimit në port, nuk duhet të lejojë njeri të hyjë në det jashtë rregullave, pavarësisht se kush është. Po kështu, komandanti i BUD-it nuk duhet të lejojë që anijet të kalojnë kuadratin në det, ndryshe të nxjerrë katret. Pra të zbatohen rregullat pa bërë asnjë lëshim.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Në port nuk ka rregull e disiplinë. Kjo vjen se porti nuk është i rrethuar, bile dimë që njerëzit sa vijnë varkat e peshkimit nga deti hidhen nga muret dhe e marrin peshkun pa e shkarkuar. Kështu dëmtohet ekonomia. Si përfundim, nga moszbatimi i rregullave ndodhin fenomene negative me pasoja të rënda për ekonominë dhe në aspektin politik. Për problemet e tjera kanë përgjegjësi Komiteti i Partisë i rrethit të Durrësit, organet e kufirit e Dega e Punëve të Brendshme me shokun Agron, Ministria e Punëve të Brendshme e shoku Hekuran.

Unë jam dakord me vërejtjen që bëri shoku Rita për teprimet që bëjnë shokët në gjueti. Dhe unë ndonjëherë e kam tepruar, por shkelje të rregullave për peshkimin nuk kam bërë, se nuk gjuaj peshk. Në kët drejtim do të kem kujdes.

20200726_003432

SHOKU HEKURAN ISAI: Pse kush i ka shkelur rregullat në peshkim?

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Teprime ka pasur, shoku Hekuran. E kemi thënë dhe për shokun Qirjako, që me motoskafin e ka shkelur rregullin.

SHOKU HEKURAN ISAI: Shoku Rita e kishte vërejtjen për mua. Ai tha e kanë bërë rregull shokët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të dalin për gjueti, po gjuajmë brenda rregullave.

SHOKU RAMIZ ALIA: Shoku Rita e kishte vërejtjen në përgjithësi. Nuk shtrohet problem që shokët e Byrosë të mos dalin për të gjuajtur, ata që janë amator të dalin, por të zbatojnë rregullat. Veç kësaj, shoku Rita kishte parasysh edhe jetën e shokëve të Byrosë, se ka disa anëtar të Byrosë Politike si Hekurani, Qirjako dhe Fotua, që shkojnë deri në Bunë për të gjuajtur peshk. Buna është në buzë kufirit, pra atje ka rrezik të ndodhë ndonjë aksident, por mos harroni se aksidentet të tilla përbëjnë problem shumë të madh politik. Prandaj postat e kufirit nuk duhet të lejojnë njeri të dalin për peshk në Bunë, qoftë dhe shokët e Byrosë Politike. Këta kanë përgjegjësi para Partisë, po të ndodhë ndonjë rrezik. Për këtë bëhet vërejtja shoku Hekuran dhe jo për ndonjë gjë tjetër.

SHOKU RITA MARKO: Mund të ndodhë një skandal.

SHOKU HEKURAN ISAI: Vërejtja është e drejtë, duhet të kufizojmë gjuetinë.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Unë jam dakord me vërejtjetn tjetër që bëri shoku Pali, që duhet t’i zbatojmë në rradhë të parë ne dhe të japim shembullin tonë në këtë drejtim me familjet e fëmijët tanë. Teprimet t’i evitojmë, sepse populli shikon çdo qëndrim tonin.

Partia na ka vënë çdo gjë në dispozicion, bile shumë. Prandaj, siç thanë dhe shokët, në këtë drejtim duhet të jemi të kujdesshëm. Këtë do ta kem parasysh në rradhë të parë për veten time, po e kam si vërejtje dhe për të tërë shokët. Për sa u përket masave që propozohen të merren, ky është i treti rast që kufiri shkelet nga grupe të organizuar, u shkel në Vermosh, në Han të Hotit dhe tani në Durrës. Kjo tregon që mbrojtjen e kufirit nuk e kemi të fortë siç duhet. Shoku Ferit m’u duk i sinqertë në autokritikën e tij, megjithëatë duhet të shkarkohet nga detyra e komandantit të kufirit. Në rradhë të parë, kjo bëhet për të mirën e punës, për të forcuar mbrojtjen e atdheut dhe asgjë nuk ka në aspektin personal.

20200726_003328

Nuk më pëlqeu diskutimi i shokut Agron. Ai nuk u fut direkt në thelbin e problemit për të nxjerrë përgjegjësinë e tij, por bëri një informim për punën që ka bërë. Agronit nuk duhej t’i kalonte kaq lehtë ky rast, por siç duket metodën e punës, nuhatjen e përgatitjen profesionale, nuk i ka në lartësinë e duhur. Arratisja vjet nga Tirana e bandës së Minella Andonit që kaloi kufirin në Han të Hotit dhe kjo tani në Durrës, janë me pasoja shumë të rënda për shtetin. Agroni mban një përgjegjësi shumë të madhe për këto arratisje, prandaj dhe ky duhet të shkarkohet nga detyra e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme në Durrës. Kurse shokut Qirjako mendoj t’i jepet vërejtje e rëndë me paralajmërim. Shoku Qirjako të shtrohet më mirë në punë, të ngrejë nivelin e punës së Partisë në rreth, për të mobilizuar punonjësit për realizimin e detyrave, të ngrejë më lart vigjiliencën në punë e kudo, se Durrësi ka probleme të mëdha e shumë të komplikuara.

Për shokun Zylyftar jam dakord me masën që propozohet. Edhe shoku Hekuran duhet të thellohet shumë në vërejtjen që bëtë ju shoku Ramiz për shfaqet e familjaritetit që ekzistojnë akoma në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nuk them që Hekurani bën shumë lëshime në këtë drejtim, por sidoqoftë në ministri dhe në organet e saj poshtë në bazë, nuk është zhdukur akoma kjo frymë familjariteti. Prandaj Hekurani duhet të analizojë më thellë këtë çështje e të nxjerrë konkluzione. Dhe vërejtjet e shokëve do t’i vlejnë shumë. Për raste të tilla nuk duhet të vijnë në Byronë Politike.

41ea6cf9fb12b1359590ccd955abafdf

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë. Kanë vërejtje tjetër shokët? (nuk kanë) Urdhëro shoku Hekuran.

SHOKU HEKURAN ISAI: Byroja Politike është shqetësuar me të drejtë për këtë ngjarje të rëndë. Analiza që u bë në Byronë Politike dhe vërejtjet që na bënë shokët nisur nga qëllimet e mira, për të forcuar punën e Partisë në organet e punëve të brendshme, janë një ndihmë e sinqertë për ne. Ne e kuptojmë thellë përgjegjsinë që kemi për këtë ngjarje. Ministria e Punëve të Brendshme, ndryshe nga dikasterret e tjera, për ngjarjet që ndodhin në kufi varen nga ushtari, prandaj është gabim i madh që të heqim mendjen nga ushtari. Pra defekti kryesor është te kontakti i kuadrit epror me ushtarët. Ushtari ka disa oficerë mbi kokë por, me sa duket, këta nuk punojnë me ushtarin. Dhe ndihma jonë, si ministri, nuk ka qenë efektive. Këtu është dhe përgjegjësia ime. Prandaj duhet të shkundemi mirë dhe të rritim efektivitetin e kontrollit në organet e punëve të brendshme poshtë në bazë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Pirrua tha që ka një copëzim të madh të hallkave në organet e punëve të brendshme, pra një bashkëpunëtor mund të ketë një piramidë të madhe oficerësh që e kontrollojnë. Kjo mund të jetë një nga defektet që ju ka larguar nga puna konkrete, Hekuran. Prandaj shikojeni dhe problemin e organizimit në organet e punëve të brendshme.

SHOKU HEKURAN ISAI: Ka vend për ta parë, shoku Ramiz. Dy hallka i kemi shkurtuar, por ka akoma hallka, që nga zëvëndësministri, ministri deri tek bashkëpunëtori që duhen parë.

Ngjarja e Durrësit është shumë e rëndë dhe unë mbaj përgjegjësi, si ministër, për këtë. Kam rezerva për diskutimin e shokut Rita. Më duket që shoku Rita e mohon fare punën që bëhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Unë me këtë nuk jam dakort.

SHOKU RAMIZ ALIA: Unë nuk e kam krijuar këtë përshtypje. E keni krijuar këtë përshtypje, ju, shokë të Byrosë Politike? (Të gjithë përgjigjen që nuk e kanë krijuar këtë përshtypje).

NIKO_GJYZARI1-1

SHOKU HEKURAN ISAI: Unë për vete këtë përshtypje kam.

SHOKU RAMIZ ALIA: E ke gabim.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Vërejtja e shokut Rita ishte konstruktive.

SHOKU HEKURAN ISAI: Shoku Rita tha që të më jepet vërejtje. Për këtë nuk kam kundërshtim fare.

SHOKU RITA MARKO: Me leje, shoku Ramiz!

SHOKU RAMIZ ALIA: Urdhëro, shoku Rita!

SHOKU RITA MARKO: Pse arrin në atë konkluzion ti, shoku Hekuran? Unë bëra kritikë për tërë punën e Ministrisë së Punëve të Brendhshme. Ti nga njëra anë je dakord me vërejtjet që bëra unë, nga ana tjetër thua kam rezerva.

SHOKU HEKURAN ISAI: Unë kam mendimin tim, me të cilin ju nuk jeni dakord.

SHOKU RITA MARKO: Mirë. Dhe unë kam mendimin tim.

SHOKU HEKURAN ISAI: Për ngjarjen që ndodhi pranoj çdo lloj mase, deri shkarkim si ministër i Punëve të Brendshme, në rast se Byroja Politike e gjykon me vend një gjë të tillë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk e tha njeri këtë shoku Hekuran.

SHOKU HEKURAN ISAI: E them unë, shoku Ramiz. Siç thanë shokët, unë mbaj përgjegjësi për metodën e punës, për taktin, që nuk i kam analizuar thellë problemet për t’u shkuar deri në fund punëve. Por dëshira, vullneti dhe qëndrimi nuk më kanë munguar. Unë nuk jam kursyer për punën as ditë e as natën.

Prokop-Murra-Ramiz-Alia-dhe-Adil-Çarçani-gjate-nje-mbledhjeje-ne-mesin-e-viteve-80

Për sa i përket asaj që ka bërë djali im, për të cilin foli shoku Rita, ashtu është. Djalit i erdhi një shok nga ushtria dhe bashkë me një tjetër, për të cilin flitet që nuk është njeri i mirë, shkojnë te lokali i liqenit, pijnë sa dehen. Pastaj shkojnë në Fakultetin Ekonomik e bëjnë rrëmujë, thyejnë xhamat, llampat e veprime të tjera. Unë kam ngarkuar njerëz për të paguar dëmet që janë bërë në fakultet. Aktin e djalit tim unë e kam dënuar si akt rrugaçërie në kuptimin e plotë të fjalës. Për të u mbajt qëndrim, që të përjashtohet nga shkolla. Po të ndodhin të tilla gjëra në lokale, policia i ndal personat e dehur dhe i liron të nesërmen, kur t’i dalë rakia, në qoftë se nuk kanë bërë krim. Por djali im nuk është pijanec dhe rrugaç. Kjo ndodhi tani.

SHOKU RAMIZ ALIA: Qartë. Kishe tjetër gjë?

SHOKU HEKURAN ISAI: Jo, nuk kam, shoku Ramiz.

SHOKU RAMIZ ALIA: Atëhere po them dhe unë disa mendime. Ngjarja e Durrësit, siç thanë edhe shokët, është ndoshta më e rënda që ka ndodhur në vendin tonë deri më sot. Këtë vlerë nuk ja jep sasia e njerëzve që u arratisën, por fakti se ata përbënin një grup me njerëz të ndryshëm, që arritën të organizohen dhe të realizojnë qëllimin e tyre armiqësor.

Përgjegjësi të madhe për këtë ngjarje kanë, në radhë të parë, drejtuesit e Komitetit të Partisë të Rrethit të Durrësit dhe ata të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Populli shqetësohet në rastet të tilla, që prekin sigurimin e tij. Prandaj, me të drejtë thanë se askush nuk e vë në dyshim besnikërinë politike, aktivitetin dhe devotshmërinë për punën të drejtuesëve të Partisë dhe të organeve të punëve të brendshme, për të cilët po diskutojmë, askush nuk i mohon rezultatet pozitive që janë arritur, qoftë në organet e punëve të brendshme, qoftë në Komitetin e Partisë të Rrethit të Durrësit. Por të tërë besoj se janë dakord unanimisht me mendimin që kjo arratisje, evidenton gjithashtu shumë dobësi të punës së Komitetit të Partisë të Durrësit dhe të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Duke analizuar këtë ndodhi, natyrisht me ato të dhëna që kemi sot, të bien ë sy mungesa e theksuar e kontrollit mbi rregullat shtetërore për mbrojtjen e kufirit. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës. Çdo njeri i thjeshtë ka të drejtë të pyes: si është e mundur që ditën për diell të futen 7 veta, jo pjestar të ekuipazhit, brenda në anije dhe të mos i shohë asnjeri në port?! Kemi apo nuk kemi organizma që sigurojnë kufirin? Kemi apo nuk kemi rregulla në këtë drejtim?

NIKO_GJYZARI

Përgjigja është e qartë: ne kemi shumë rregulla e rregullore, bëjmë edhe kontrolle, bile nuk na mungojnë njerëzit dhe organizmat që merren me këtë punë, por megjithatë ngjrje të hidhura na ndodhin, sepse ka një liberalizëm të palejueshëm, i cili ka bërë që të harrohet dhe të nënvleftësohet lufta e klasave, të nënvleftësohet ekzistenca e armiqve dhe veçanërisht të injorohet puna e agjentuarave të huaja. Kjo është një mungesë e theksuar vigjilence që nuk u lejohet as Partisë, as organeve të punëve të brendshme, që janë organe të specializuara dhe ngarkuara apostafat me këtë punë.

Analiza e ngjarjeve të tilla nuk duhet parë ngushtë, domethënë u arratis ky apo ai armik, nuk kontrolloi nënoficeri ose nuk punoi radisti. Jo, çështjen duhet ta shikojmë më gjerë. Ngjarje si kjo hedhin dritë mbi dobësitë e mëdha që shfaqen në punën e Partisë dhe të organeve përkatëse shtetërore. Mbasi ke bërë analizën e hollësishme të kësaj ngjarjej dhe konstaton një mori shkeljesh, të lind pyetja: mos vallë ka vetëkënaqësi në punë e organizmave tona? Nuk ka aspak dyshim që në veprimtarinë e Partisë ka shumë sukses; se tek ne është krijuar një unitet i çeliktë i Partisë dhe i popullit me Partinë; se në sajë të punës heroike të klasës punëtore, fshatarësisë kooperativiste dhe inteligjencës patriote, janë arritur rezultate të mëdha në të gjitha fushat. Krenarë janë njerëzit tanë që ndërtojnë socializmin në kushte tepër të vështira, të rrethuar nga armiq të shumtë e të egër dhe të mbështetur vetëm në forcat dhe mundësitë tona.

20200726_003306

Fakti që Shqipëria ecën përpara, reziston dhe përparon në këto kushte, është mjaft për të thënë që Partia dhe organizmat e saj qëndrojnë në ballë të punëve, që populli lufton me mish e me shpirt për atdheun dhe rezultatet janë të mëdha. Por sukseset nuk duhet të na çojnë në vetëkënaqësi apo në humbjen e vigjilencës dhe as të na bëjnë të harrojmë dobësitë në punën e Partisë në tërësi dhe në rastin konkret në punënë e Partisë në rrethin e Durrësit dhe të organeve të punëve të brëndshme në bazë dhe qëndër.

Në rrethin e Durrësit ka vite që nuk po realizohen planet. Kjo do të thotë që organizatat e Partisë nuk e kryejnë si duhet punën e tyre dhe se mungon kontrolli në punë. Shoku Qirjako si sekretar i parë i rrethit, duhet të qëndrojë më mirë në krye të punëve, nuk është aspak mirë që ai kohë pa kohë shkon në gjah.

Në qoftë se do të kufizoheshim tek çështja që ndodhi, do të themi se kjo tregon që Komiteti i Partisë së Rrethit të Durrësit nuk ka kontroll mbi organet e punëve të brëndshme, nuk ka kontroll mbi kufirin, mbi organizmat e tjera specifike që gjënden brenda rrethit, siç është porti, që është një nyje mjaft delikate. Natyrisht arsyet e mungesës së kontrollit duhet t’i gjejë shoku Qirjako dhe Komiteti i Partisë së Durrësit, por për mendimin tim, në port mund të ketë familjaritet i cili atje, krijohet me shumë forma. I hapet rrugë këtij familjariteti nga shokët drejtues të Komitetit të Partisë së rrethit, duke filluar që nga shoku Qirjako. Këta shkojnë për gjueti peshku nëpërmjet portit, duke u bërë kështu shokë, vëllezër, dhe miq, me ata që duhet t’i kontrollojnë.

Kantjeri-Vjeter-ku-u-riparua-skafi

Mirëpo kur këta shohin Qirjakon që hyn në port jashtë rregullave, lëshojnë edhe për të dytin, për të tretin, dhe kështu me rradhë. Rrethi i Durrësit është delikat dhe për disa arsye të tjera. Në port apo në Parkun e Transportit të Jashtëm luan hatëri për t’u futur në punë. Sado paradoksale që të duket çështja, ky konstatim është një realitet. Ai që futet shofer në parkun e eksportit fiton para, prandaj ai që kërkon të marrë një punë të tillë, nuk e ka të vështirë edhe të japë para. Asnjëherë nuk i kemi rënë kokës këtij fenomeni, po unë jam i bindur që ka dhe gjëra të tilla gjëra jo vetëm në Durrës, por edhe në Tiranë apo gjetkë. Këto janë ndodhi të rënda, që duhen luftuar me vendosmëri sepse janë të rrezikshme.

Dobësira në punë ka edhe Sigurimi i Shtetit. E thanë shokët, do ta përsëris dhe unë për zbulimin e agjenturave të huaja, të kanaleve, pa përmëndur ndonjë gjë të veçantë që është zbuluar, çalon. Kanalet agjenturore ekzistojnë. Për këtë të mos habitet asnjeri. Kanali i Shkodrës që realizon arratisjet nëpërmjet Bunës dhe liqenit të Shkodrës, ose të drejtimeve të tjera ekziston. Kanali i Sarandës, gjithashtu ekziston. Është fakt që në atë drejtim na janë arratisur njerëz që nga Tirana. Kanali i Durërsit ekziston. Kemi 2-3 raste me rradhë arratisjesh nga deti që na ndodhin. Si janë organizuar këto kanale, ç’lidhje kanë, kush i drejton, etj, janë probleme që duhet t’i sqarojnë organet e sigurimit të shtetit. Kjo është detyra e tyre, jo raportimi i disa gjërave fare pa vlerë.

Si është e mundur të arratisen nga Durërsi 7 vtea dhe emrat e tyre i marrim vesh nga Radio Bari apo Brindizi?! Ne nuk e dinim cilët ishin këta, të paktën mua, kur më morën në telefon nuk ishin në gjëndje të më thonin asnjë emrër, bile në fillim më thanë që ikën 7 marinarë, pastaj thanë se ishin 9 peshkatarë, etj. Pra organet tona, nuk dinin as emrat, as numrin, këtë e morën vesh me saktësi, kur dëgjuam televizionin Italian.

Kontrolli i Sigurimit mbi veprimtarinë e amriqve është ky, që mblidhen, organizohen, marrin anijen dhe arratisen? Punë e organizuar nga ana e Partisë është kjo, që mungojnë njerëzit në punë dhe nuk dihen se ku janë?

Puna e Sigurimit të Shtetit nuk duhet përqëndruar vetëm tek agjitacioni dhe propaganda që është bërë gati, si çështje thelbësore. Sigurisht, agjitacioni e propaganda është një veprimtari që paralajmëron për rreziqe të mëdha dhe duhet t’i dalim përpara, por nuk është kjo e tërë puna e Sigurimit të Shtetit, ashtu siç nuk është as marrja e tij me disa “peshq” të vegjël.

Sigurimi i Shtetit nuk duhet të bjerë në vogëlsira. Ai duhet të zbulojë kanalet agjenturore, veprimtarinë e organizuar të armiqve, lidhjet e brëndshme të tyre dhe ato të jashtme. Por kjo kërkon një organizim të përsosur e më të shkathët. Vërejtja që bëri Pirrua se ka shumë hallka, shefa, zëvëndës-shefa, përgjegjësa, etj., mundet të ketë vënd për t’u parë lidhur me organizimin e punës agjenturore të Sigurimit.

20200726_003243

Ndoshta duhet prishur lidhja varg që ekziston që nga bashkëpuntori e deri tek shefi superior i Sigurimit. Këto janë forma të mbetura që koha i ka lënë prapa. Në këtë kuptim unë them se format e punës të Sigurimit duhet të perfeksiuonohen, dhe jo të mbetemi skllav të formave të vjetra. Dhe armiqtë i kanë ndryshuar format e veprimtarisë së tyre kundër nesh. Më parë arratiseshin për shëmbull nga toka, ndërsa tani ikin dhe nga deti. Nga kjo vetvetiu del nevoja e organizimit më të mirë të punës në rajonin e kufirit bregdetar. Në qoftë se ekziston ndonjë ngatërresë midis ushtrisë dhe kufirit, se më përpara bregdetin si kufi e kishte ushtria, dhe tani e ka marrë kufiri, këto gjëra duhet t’i rregulloni në mesin tuaj.

Kufiri dobësitë i ka akoma më të mëdha. Rregullat në kufi duhet të jenë të hekurta dhe të kenë dhe kontroll të organizuar dhe të befasishëm në kufi. Edhe më parë e kam thënë, por e shoh të nevojshme ta theksoj, kufiri nuk mbrohet vetëm në vijën e kufirit, megjithëse dhe në vijën e kufirit nuk e kemi mirë, ai mbrohet që në thellësi.

Për mendimin tim, nuk është e drejtë ajo që më thoshte një ditë shoku Hekuran që, në qoftë se një njeri, të themi, nga Fieri, që ndiqet për tendencë arratisje, niset diku në një rreth tjetër, prapa tij shkon dhe bashkëpuntori ose puntori operativ. Ç’është kjo formë pune e tillë?! Çdo njeri që shfaq tendencë arratisje, duhet ta ndjekë prapa punori operativ? Kjo është formë tepër primitive. Ndërsa duhen marrë masa të tjera, duke përfshirë organizimin e informacionit, shpejtësinë e tij, sinjalizimet, deri edhe vendosjen e rregullave të kontrollit në pika të veçanta që janë më afër kufirit.

Shokët e kufirit dhe të Sigurimit duhet të studiojnë me kujdes të tëra rregullat ekzistuese, dhe mbi këtë bazë të propozojnë ndryshimet ekzistuese, dhe mbi këtë bazë të propozojmë ndryshimet e nevojshme, në mënyrë që mbrojtja e atdheut të bëhet me zgjuarsi.

Të forcohet puna e Partisë e cila është me të vërtetë vendimtare si kudo edhe në punën e organeve të Sigurimit e të Kufirit. Jam dakort me vërejtjen që bëri shoku Rita për aparatin e Komitetit Qëndror, i cili i paraqet raportet pasi ndodhin ngjarjet. Raporte para se të ndodhin ngjarjet, për një të metë apo dobësi në punën e Policisë, Sigurimit, apo Kufirit, më pak kemi. Vërejtja duhet pranuar, ajo është konstruktive për punën tonë.

Prapaganda e Partisë siç tha dhe shoku Foto, luan rol të veçantë, por ajo duhet forcuar. Komunistët në të tëra fushat, duhet të rrisin vigjilencën, çka do të thotë të zbatohen rregullat, normat, dhe ligjet për tu prerë rrugën të papriturave. Prandaj Partia dhe organet e saj duhet të punojmë më mirë në këtë drejtim.

Ministria e Punëve të Brëndshme, por dhe Ministria e Mbrojtjes Popullore, duhet t’i japin rëndësi shumë të madhe kontrollit të rregulloreve. Çdo kontrollor, madje dhe ai që është ngarkuar të shohë mbajtjen e unformës, duhet të shkojë me rregullore në dorë dhe të raportojë në bazë të rregullores.

Në ushtri dhe në kufi, duhet të jemi tepër rigorozë në zbatimin e rregulloreve. Kam përshtypjen që të tërë shokët që shkojnë për të kontrolluar kufirin, qofshin ata të ushtrisë, qofshin ata të MPB-së, i marrin me mend “i dimë të tëra rregulloret”. Nuk e dimë rregulloren. Është njësoj si me Stausin e Partisë. Të tërë e dimë që për t’u pranuar një antar partie duhen tre rekomandime, por Sektori i Statutit e ka për detyrë t’i shohë me sy një për një materialet. Po nuk e bëri këtë, nuk zbaton normat e Partisë.

Nga pozitat e mbrojtjes së interesave të Partisë, të shoqërisë mendoj se duhet forcuar lufta kundër familjaritetit dhe miqësisë së sëmurë me njëri tjetrin. Në organet e brëndshme duhet të luftohen këto shfaqje, duke gjetur edhe forcën përe këtë qëllim. Forca gjëndet në qoftë se secili është dhe i kërkohet të jetë korrekt me zbatimin e rregulloreve dhe normave. Familajriteti krijohet atje ku lejohen shkelje në emër të shoqërisë, të besimit që ka puntori i sigurimit, etj. Njerëzit më besnikë janë ata që zbatojnë ligjet e shtetit normat e partisë, rregullt e rregulloret e vendosura. Besnikëria është konkrete dhe jo abstrakte, e përgjithshme.

Unë jam dakord me masat që propozuan shokët. Agroni dhe Feriti të shkarkohen nga detyra që kanë. Këtu nuk shtrohet çështja e besimit politik, as e mungesës së devotshmërisë. Por e mungesës së aftësisë, e kontrollit, e të organizimit. Mesa duket këta shokë janë liberal përsa i përket kontrollit në punë. Faji i tyre është kaq i madh e i përsëritur, saqë populli dhe Partia nuk mund ta kuptojnë qëndrimin e tyre në postin që kanë. Jam dakord me propozimin që bëhet për t’i dhënë vërejtje me paralajmërim shokut Qirjako. Jam dakord dhe me propozimet që shoku Hekuran dhe shoku Zylyftar tu jepet vërejtje. Të kuptohemi drejt shokë, nuk janë vërejtjet që zgjidhin këtë situatë. Prandaj secili duhet t’i vërë gjoksin punës, që ta përmirësojë e ta çojë përpara punën e Partisë. Ngjarje të tilla kanë efekte të mëdha politike, të brëndshme e të jashtme. Këto i dëshpërojnë njerëzit tanë, kurse armikut të jashtëm i japin argumente për të luftuar kundër nesh. Këto çështje kisha unë. Në qoftë se jeni dakord, e mbyllim, (shokët shprehen dakord).

Urdhëro shoku Ferit

SHOKU FERIT ZENELI: Jam plotësisht i bindur për përgjegjësinë që kam për këtë ngjarje dhe i them Byrosë Politike se kudo që do të jem do t’ia shpërblej deri dhe me gjakun tim. Të rrojë Partia, Të rroni ju shoku Ramiz.

SHOKU AGRON TAFA: Është një sadisfaksion i madh që Partia nuk e ka humbur besimin politik tek ne. Unë mora angazhim dhe për ngjarjen e Shkodrës në Sekretariat, kështu që e kam të vështirë të marr angazhim tjetër, po jam plotësisht ekzigjent për qëndrimet e Partisë. Nuk më tundet fare besimi te Partia.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për asnjërin nga ju nuk e vëmë në dyshim  besimin politik.

SHOKU AGRON TAFA: Kjo ka rëndësi shumë për mua.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë atëherë e mbyllim. Shokët e ftuar të largohen.

Mirëupafshim

                                  PROJEKT-VENDIME KUADRI

SHOKU RAMIZ ALIA: Keni ndonjë vërejtje për projektvendimin B/3. Nuk ka. Me projektvendimin 3/1 dakord jeni? (Shokët shprehen dakord)

Për Agronin si do bëjmë?

SHOKU RITA MARKO: Derisa u mor masa që të shkarkohet nga detyra, nuk mund të qëndrojë më Kryetar i Degës së Punëve të Brëndshme.

SHOKU KIÇO MUSTAQI: Në qoftë se ka ardhur masa propozimi më mirë të emërohet ai tjetri, se e ka marrë vesh.

SHOKU PROKOP MURRA: Edhe unë kështu them, shoku Ramiz, që në rast se është diskutuar shkarkimi të hiqet se të gjithë e dijnë.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Për shakrkimin e Agronit nga detyra është diksutuar dhe në Komitetin e Partisë së Rrethit të Durrësit dhe në ministri.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dakord atëherë. Për sot mbaruam. Mirupafshim dhe shëndet.

                                   SHEFI I SEKTORIT TË PËRGJITHSHËM

                                         Fatmir Zaloshnja/ memorie.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura