Ngjarja me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat dhe në dokumenta e kanë…

Mar 29, 2023 | 20:13
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kavajë, ku të vdekur mbetën Altin Rexha dhe Edmond Gosa.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, të dy shtetasit rezultojnë se kanë ndryshuar emrat.

Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumentat e identifikimit e ka Sali Rexha, ndërsa Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumenta e ka Armand Gosa.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Reagimi i policisë:

Kavajë/Informacion shtesë

Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në Kavajë, ju informojmë se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa. Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura