NGJARJA/ I kërkon vëllait të kujdeset për vajzën e gruas, ai e përdhunon

Sep 4, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Një 40-vjeçar nga Fushë-Kruja, është shpallur në kërkim nga policia e Delvinës nën akuzën e “Marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur”. Servet Muhaxhiri, që prej vitesh jeton në Vrion, Finiq, ështe denoncuar mesditën e së mërkurës nga i vëllai tij, për ngjarjen që mësohet të ketë ndodhur rreth 1 muaj më parë në çadrat e romëve në fushën e fshatit Vrion.

Pamje nga cadrat ne Vrion
Pamje nga cadrat ne Vrion

Historia

Vëllai i Servet Muhaxhirit, do të largohej për disa ditë në Tiranë së bashku me gruan e tij të dytë, që ka rreth 6 vite që jeton me të. Për këtë, ka kontaktuar më të vëllanë, duke i kërkuar të kujdesej për 13-vjeçaren me iniciale E.B, pra thjeshtrën e tij. Pasi ka marrë sigurinë nga Serveti (vëllai) se do të kujdesej për të, ai është larguar i qetë për në Tiranë.

Për rreth një muaj 13-vjeçarja E.B është mbyllur në vetvete deri sa ka shpërthyer tek e ëma paraditen e së mërkurës. Ajo ka treguar se, një natë pasi prindërit ishin larguar në Tiranë, rreth orës 02.00, në çadrën e saj ka hyrë Servet Muhaxhiri. Duke përfituar nga fakti që ajo flinte, 40-vjeçari e ka përdhunuar. Këtë 13-vjecarja ia ka treguar të ëmës dje dhe bisedën e ka dëgjuar edhe autori, 40-vjeçari, i cili duke menduar se ngjarja do të denoncohej në polici, është larguar nga çadrat e fshatit Vrion.

Pamje nga cadrat ne Vrion
Pamje nga cadrat ne Vrion

Disa orë më pas, ai ka telefonuar të vëllanë duke i kërkuar të flasë me bashkëshorten e tij. Muhaxhiri i ka shpjeguar asaj se kishte dëgjuar bisedën dhe se ajo ç’ka thoshte E.B, ishte e vërtetë.

Tepër të indinjuar, prindërit e 13-vjeçares janë drejtuar për në Komisariatin e Policisë, Delvinë, ku kanë denoncuar 40-vjeçarin Servet Muhaxhiri, që rezulton i divorcuar, por prind i tre fëmijëve.Në praninë e psikologut 13 vjeçarja rome ka treguar tek specialistë të hetimit në Komisaritin e Policisë në Delvinë, ngjarjen.  Dy familjet rome janë zhvendosur nga Fushë-Kruja në Vrion prej katër vitesh dhe merren me grumbullimin dhe shitjen e skrapit. /Sh.D/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura