Ngjarja e rëndë në xhaminë te ‘Rruga Kavajës’/ Reagon kryetari i KMSH-së: Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Kërkojmë…

Apr 19, 2021 | 16:18
SHPËRNDAJE

Bujar Spahiu- Thirrje

Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu ka reaguar për ngjarjen e rëndë te Rruga e Kavajës, ku një qytetar nga rruga ka hyrë në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” dhe ka plagosur pesë persona.

Në një reagim në facebook, Spahiu tregon se qytetarët e plagosur, mes tyre edhe personel të xhamisë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kërkon nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje.

(KLIKO MBI VIDEON NESE JE MBI 18 VJEÇ! KUJDES PAMJE DHUNE)

 

Reagimi i plotë:

U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli,  dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.

Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Përsoni është në duart e forcave të rendit.

Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.

Gazetarja e “Panoramës” Etleva Delia raporton se të plagosurit janë: Amri Tola, 23 vjeç, Donard Koçi, 35 vjeç, Kleon Jaupaj, 26 vjeç, Mariglen Konja, 24 vjeç, dhe Sebah Peposhi, 22 vjeç.

Burime nga Spitali Ushtarak konfirmojnë për “Panoramën” se gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë, dhe ndërkohë po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Rreth orës 14:30 një 34-vjeçar i identifikuar si Rudolf Nikolli, është futur në ambientet e xhamisë duke plagosur me thikë 5 persona. Mbeten ende të paqarta rrethanat se si është futur agresori në objektin e kultit.

LEXO EDHE: 

E rëndë te Rruga e Kavajës/ 34-vjeçari hyn një xhami dhe plagos me thikë 5 persona. Kush është autori (EMRI)

Sulmi me thikë në xhami/ Kush janë 5 të plagosurit te Rruga e Kavajës, ja si paraqitet gjendja e tyre (EMRAT)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura