‘Kjo do jetë dita jote e fundit’/ Shqiptari levë kokës infermieres, historia e njohjes

Nov 21, 2017 | 17:35
SHPËRNDAJE

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Londër ku një shqiptar ka dhunuar brutalisht duke e goditur me levë në kokë dhe në trup shqiptaren Blerta Sulaj.

Kjo e fundit kishte pësuar lëndime të rënda, thyerje të kafkës, thyerje të shtyllez kurrizore, dhe lendime te renda ne duar dhe qëndroi 4 javë në spital.

4670E6AD00000578-5092473-image-a-3_1510916352429

Sipas “The Sun”, shqiptari ka dale në gjykatë dhe aty prokuroria ka lexuar akuzen, duke nxjerre ne drite faktet qe e cojne drejt akuzes për tentativë vrasje.

Sipas Prokurorise: Stafasani e goditi me levë në kokë Sulajn dhe bazuar mbi deshmine e kesaj te fundit, ai insistonte qw Blerta Sulaj të martohej me të.

Ngjarja e rende ka ndodhur më 20 mars 2017 në lagjen Fulham. Në shtëpinë e Sulajt u gjet ADN e Fatmir Stefasanit.

Por ky i fundit e ka mohuar në gjykatë akuzën për tentativë vrasje.

kh-composite-fatmir-stafasani nintchdbpict000367512662

“Ajo tha se besonte qe shqiptari ishte i fiksuar me të, i magjepsur dhe se e kishte kërcënuar më parë që nëse ajo nuk do të bëhej gruaja e tij, do ta pësonte”, tha prokurorja Michelle Fawcett.

Stafasani, 49 vjeç, thuhet se e kishte paralajmëruar Blerta Sulajn: “Kjo është dita jote e fundit” para se ta godiste atë në kokë në apartamentin e saj në Fulham derisa ajo humbi vetëdijen.

Gjykata dëgjoi nga prokuroria se çifti ishin takuar ndërsa Blerta punonte si infermiere në Shqipëri në vitin 2012 përpara se të shkonte në Britani të Madhe vitin e kaluar.

Ajo fillimisht jetonte në strehimin e azilkërkuesve në Thornton Heath dhe do të takohej me Stafasanin për të parë nëse ajo mund ta “ndihmonte me ndonjë gjë”.

Gjyqi do vijoje dhe ne ditet ne vijim edhe mediat britanike do te publikojne detaje te reja.

Perktheu Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura