“Ngjan skandal”/ Pasi e kritikuan për flokët “e parregulluar”, Sara Hoxha i përgjigjet ndjekësve kështu për fotot e fundit

Sep 14, 2021 | 14:20
SHPËRNDAJE

Sara Hoxha vendosi që fundjavën e kaluar të publikojë në llogarinë e saj në Instagram disa foto nga përditshmëria. Blogerja shfaqej e veshur sportive, me flokë të lëshuara të çrregullta, si dhe pa make up.

sara hoxha (3)

Krahas imazheve, Hoxha shkroi “fotografitë e të dielës”, duke nënkuptuar se në fundjavë zgjedh një look të rehatshëm.

Mirëpo, disa ndjekës nuk e kanë pëlqyer aspak pamjen e Sarës dhe nuk kanë nguruar që t’ia shprehin këtë me anë të komenteve.

sara hoxha

Kurrë më keq s’ke dal, live shumë më e bukur”; “Kush ia rren mendjen kësaj të postojë këto foto?”; “E ke prish shumë dorën e fotove”; “Nuk jemi askush për të komentuar, por besoj dhe sa qejf të kam për stilin, këtu në këto dy foto ngjan skandal me këtë veshje dhe flokët ashtu”, janë vetëm disa nga qindra komentet që Hoxha mori.

sara hoxha (9) sara hoxha (4) sara hoxha (2) sara hoxha (1)

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe partnerja e Ledri Vulës i dha një përgjigje të gjithë kritikuesve. Ajo publikoi një nga fotot në Instastory dhe krahas tyre shkroi me ironi: “Mooos, nuk i kam rregulluar flokët këtu”.

sara hoxha (6) sara hoxha (7) sara hoxha (10) sara hoxha ledri vula (5) ledri vula sara hoxha (10) ledri vula sara hoxha (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura