Ngërç në koalicionin qeveritar të Kosovës, Mustafa vonon emërimet e reja të qeverisë

May 29, 2016 | 11:35
SHPËRNDAJE

Ka nisur të lëkundet koalicioni i dy partive të mëdha, PDK e LDK, pasi Kryeministri Isa Mustafa s’është duke i nënshkruar propozimet e PDK-së për Ministra të rinj. Kështu, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi e Gani Koci janë duke pritur të marrin përgjegjësi të reja në Qeveri. Burime kanë treguar se njëra prej arsyeve është se Koci s’është i pranueshëm për ndërkombëtarët.

mustafaIsa Mustafa ende s’e ka vënë nënshkrimin mbi propozimet e PDK’së për Ministrat e rinj. Ai ende nuk i ka emëruar Hajredin Kuçin, Enver Hoxhajn e Gani Kocin në pozitat e reja qeveritare.

Propozimet e PDK’së kanë shkuar te Zyra e Kryeministrit para dhjetë ditësh, ndërsa, ende s’kemi asnjë veprim prej Shefit të Qeverisë.

Kanë kaluar mbi tre muaj prejse postet qeveritare të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme kanë mbetur të zbrazëta, ndërsa Qeveria vazhdon ta zgjasë edhe më shumë plotësimin e këtyre vendeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura