Ngelet në tentativë grabitja, shokët e braktisin kur dëgjojnë Policinë, 19-vjeçari ngec në dritare

Oct 12, 2017 | 9:57
SHPËRNDAJE

Nje grup te rinjsh kishin organizuar nje grabitje por qe per fat ka mbetur ne tentative dhe nje person ra ne pranga ne Selenicë.

Efektivët e Stacionit Policor Selenicë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Armando Bendaj, 19 vjeç.

policia-naten-3_1_0-1

Ai akuzohet për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”!

 

Shtetasi Armando Bendaj më datë 11.10.2017 rreth orës 02:30, në lagjen ”Partizani”, në fshatin Selenicë, sëbashku me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit N.Dh., 52 vjeç, duke hyrë nga dritarja e një prej dhomave të banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 134, 25 e 22 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura