Ngecin Napoli dhe Roma, Interi kryeson i vetëm Serinë A

Dec 10, 2017 | 18:00
SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 15:00 në Seria A, ne kuadër të javës së 16-të. Ndeshjet e Napolit dhe Romës kanë përfunduar që të dyja me rrjeta të paprekura. Udineze ka fituar 2-0 ndaj vendit të fundit, Beneventos, ndërsa ndeshja SPAL-Verona ka përfunduar 2-2.

Roma nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë nga fusha e Kievos, edhe pse ka dominuar me raste dhe lojë përgjatë gjithë ndeshjes. Ndërkohë që Napoli ka zhgënjyer tifozët e saj me barazimin në shtëpi ndaj Fiorentinës, kur të gjithë prisnin fitoren që do i çonte të vetëm ne krye të Serisë A.

roma

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura