Ngeci i mbyllur brenda banesës, momentet kur zjarrfikësit shpëtojnë foshnjën 6 muajshe nga ballkoni! Një prej tyre e mban në krah teksa zbret shkallët

Sep 26, 2022 | 10:35
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin nga ballkoni foshnjën 6 muajshe që kishte ngecur brenda në shtëpi. Në pamje, shihet një prej zjarrfikësve që zbret shkallët ndërsa mban fëmijën në krahë.

Ndërkohë që një grua pret me batanije në sheshpushim, për të mbështjellë foshnjën.

Mësohet se nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë, ndërsa fëmija brenda. Pasi nuk ka mundur ta hapë, ajo ka njoftuar forcat zjarrfikëse, që kanë bërë të mundur nxjerrjen e foshnjën nga banesa në mënyrë të sigurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura