Ngacmoi seksualisht një autike, arrest me burg 56-vjeçarit. Kurti: Hakmarrje, për grindjen me xhaxhain e vajzës (FOTO)

Apr 1, 2015 | 19:01
SHPËRNDAJE

Sarandë- Gjykata e Sarandës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 56-vjeçarin Astrit Kurti, banor i Ksamilit, i ndaluar nga policia 2 ditë më parë nën akuzën për “Ngacmim seksual” të një vajze 15-vjeçare autike. Në këtë seancë, ka pasur edhe dëshmitarë, banorë të Ksamilit, të cilët kanë treguar momentet kur Kurti e ka marrë vajzën nga dora në drejtim të një ndërtese në ndërtim.

Astrit Kurti, Ksamil

Por 15-vjeçarja me iniciale K.S, për shkak të sëmundjes së saj, dhe për shkak se komunikon me shenja, nuk ka marrë pjesë në seancën e masës së sigurisë.

Ka qenë prokurori i çështjes, i cili ka shpjeguar për trupin gjykues, gjithçka që vajza ka dëshmuar me shenja në praninë e një mësueseje terapeutiste dhe  grupit të hetimit.

Akuzat, Astrit Kurti nuk i ka pranuar dhe është shprehur me frazat: “Jam i pafajshëm. Unë jam roje dhe shkoj nga një objekt në tjetrin. Nuk kam bërë asgjë dhe kjo që jam këtu është një hakmarrje e familjarëve, pasi kam pasur grindje me xhaxhanë e vajzës”,- mësohet të ketë thënë në seancë i akuzuari.

Gjyqtarja ka dhënë vendimin me dyer të mbyllura dhe ka lënë në arrest me burg 56-vjeçarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura