Ngacmoi seksualisht kushërirën, ndalohet nga policia 23-vjeçari

Jul 9, 2020 | 12:33
SHPËRNDAJE

Një 23-vjeçar është ndaluar nga policia ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij.

Policia bën me dije se është ndaluar 23-vjeçari me inicialet Sh. T., ndërsa nuk bëhen të ditura të tjera detaje rreth ngjarjes.

perdhunim
foto ilustrim

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Sh. T., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij”, njofton Policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura