Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren autike, pranga 53-vjeçarit. Policia: I kishte premtuar para

Mar 30, 2015 | 7:30
SHPËRNDAJE

SARANDE/ Kapet ne kushtet e flagrances nje 53-vjecar, ne akuze per ngacmim seksual te nje 15-vjecareje me probleme autizmi, te ciles i kishte premtuar ne kembim edhe nje sasie parash.

Policia e Sarandës

Ngjarja ka ndodhur ne Ksamil, vend ku edhe eshte arrestuar ne flagrance 53 vjecari. Ai pasi e ka joshur vajzen, e ka cuar ne nje ndertese ne ndertim ne kete zone. 

Sipas policise, ne pranga eshte vene shtetasi Astrit Kurti, banor i Ksamilit, me akuzen e “ngacmimit seksual”.

“Arrestimi i ketij shtetasi u be pasi dyshohet se ne daten 29 mars rreth ores 17.10 ne nje objekt ne ndertim po ne Ksamil ka kryer veprime te natyres seksuale me shtetasen K. B., 15 vjec, person me aftesi te kufizuara (autike) te ciles i ka premtuar edhe nje sasi parash”- thuhet ne njoftimin e policise.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura