Ngacmoi një grua shqiptare brenda në komisariat, arrestohet senegalezi! I riu e kapi nga duart… (Detajet)

Nov 28, 2022 | 19:20
SHPËRNDAJE

Një shtetas nga Senegali është arrestuar nga policia italiane pasi ngacmoi seksualisht një shqiptare brenda komisariatit.

policiaitaliane

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi brenda zyrës së emigracionit në komisariatin e policisë. Shtetasi senegalez i kërkonte gruas shqiptare që ta ndiqte për në tualet.

Gruaja refuzoi ndërsa shtetasi senegalez e kapi nga dora dhe e tërhoqi për në tualet. Në këtë moment ndërhynë forcat e policisë për ta ndaluar.

Shtetasi nga Senegali gjithashtu bëri rezistencë ndaj efektivëve gjatë momentit të arrestimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura