Ngacmimet seksuale në punë, ish-zv.ministrja: Vajza, do përpiqen tu vendosin një çmim, mendimi i parë i shefave është…

Jan 19, 2018 | 17:58
SHPËRNDAJE

Irena Beqiraj, ish zv/ministre e Financave, aktualisht pedagoge, i eshte bashkuar debatit per ngacmimet seksuale ne pune, teksa ne nje postim ne rrjetet sociale jep edhe mesazhin qe ka percjelle per femrat, sidomos studentet qe dalin nga auditoret dhe perballen me pas me tregun e punes dhe shefat meshkuj, ku sipas asaj qe shkruan ish zv/ministrja, keta te fundit mendimin e pare do ta kene se cfare ka poshte fustanit te vajzes se radhes qe kerkon pune. Ja cfare sjell ne mendje Beqiraj nga nje rast ne auditor.

POSTIMI I PLOTE:

983902_10210949624488067_8910237374834129574_n

Debati I fundit per gacmimet seksuale me kujtoi nje histori te vjeter.
Kur jepja Mesim ne nje universitet ne fund te semestrit behej vlersimi I pedagogut. Ndergjithe komentet plot batute e humor ca syresh edhe ironik te studeteve te mi ….. Me beri pershtypje nje prej tyre qe nga konteksti ishte I nje vajze ” profesoresha eshte shume tolerante me cunat ! Vajzave ua nxiu jeten!. Kishte te drejte. Leksionin e fundit ju drejtova vajzave te kursit me keto fjale :

irena beqo

Vajza te dashura! Eshte e vertete jam shume kerkuese me ju . Po a e dini cfare u pret sa te dilni nga keto auditore? Nje realitet tejet maskilist edhe vanitoz. Te bukura te reja 70 ÷ e juaja do te gjejne nje shef mashkull ne zyren e pare. Mendimi I pare qe disa syreve do tu kaloje kokes si shigjete eshte ” cfare fshihet poshte fustanit ” e vetem me zotesi e besim tek vetja do te mund ta perqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo qe ju dini.
Bota jashte eshte vanitoze te dashurat e mia. Ne kete vanitet mbytes cdo gjeje I vihet nje cmim. Edhe juve do perpiqem tu vendosin nje cmim, nje rroge me te mire , karrjere me te shpejte, do jeni gjithmone ne tundimin per te qene ju ylli ne ngjitje. Por eshte vetem cmim jo vlere. Duhet te jeni te pergatitura inteligjente, te zonjat e vetes , te afta per ti shpetuar ketij rrethi vicioz.
Edhe e fundit asgje mos kerkoni deshperimisht ne kete jete pervec pavaresise edhe integritetit.
E keto te dyja mund ti keni vetem kur e keni koken plot, edhe keni me shume per te ofruar sesa bukurise, edhe trupit.
Prandaj jam kerkuese me femrat e do vazhdoj te jem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura