Nga zgjimi në 3 të mëngjesit për radhën e qumështit te krahasimi Rama-Nano, Taulant Balla bën rrëfimin e pazakontë: Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shtetari…

Jan 2, 2022 | 22:36
SHPËRNDAJE

Përmes një rrëfimi special në emisionin “Dola te Ola”, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, zbuloi disa nga të pathënat e jetës së tij duke filluar nga fëmijëria e duke vijuar deri në ditët e sotme që është një eksponentët më të rëndësishëm të së majtës shqiptare.

Taulant Balla- Kreu i Grupit te PS (1)

Balla në rrëfimin e tij kujtoi momentet kur në vitet 1987-1988, i duhej që në moshën 11-vjeçare të çohej në 3 të mëngjesit për të mbajtur radhën e qumështit, për shkak të profesionit me turne të prindërve të tij.

“Ka qenë rreth viteve 87-88, që fillon të mbash mend, kur ishte ajo historia e radhave. Unë kam mbuluar çdo vështirësi të familjes time, çohesha në 3 të mëngjesit, isha 11-vjeç dhe shkoja të blija qumështin. Zija radhën, po ajo më ka bërë mirë se të gjithë të tjerët ishin pesionistë, një djal 11-vjeç, që rrinte atje tre orë sa të vinte qumështi, në të ftohtë dhe në të ngrohtë, ajo ka qenë një eksperiecë e vështirë por e bukur se t’i krijoje komunikim me njerëz, mësoje gjëra të reja dhe ajo është një moshë që ti gjithçka që merr e regjistron. Mësimin e kishim pasdite dhe kjo nuk më afektonte që të humbja pjesën e përgatitjes, por ka qenë shumë e vështirë, imagjino një fëmijë 11-vjeç që çohet në 3 të mëngjesit se prindërit janë me turne, vëllai në fakt ishte më i madh, por ishte pak më shumë përtac, i kërkoj ndjesë se po na ndjek, por këtë pjesë e ka pranuar që unë isha më i predispozuari për t’iu bindur kësaj detyre brenda familjes. Jam vetëofruar se dhe më pëlqente qumështi”, tha Balla.

Gjithashtu gjatë rrëfimit të tij Balla bëri një krahësim të udhëheqjes nga Edi Rama dhe Fatos Nano të Partisë Socialiste. Ai theksoi se secila nga këto dy etapa të Partisë Socialiste ka qenë e ndryshme pasi Shqipëria vetë ka qenë në faza të ndryshme të zhvillimit të saj, por zgjodhi të pohonte se gjatë dy mandateve të para të qeverisë Rama janë ndërmarrë politika në shërbim të gjeneratave që do të vijnë.

“Ka dy qasje në politikë, një pjesë që mendojnë që nuk ka mirënjohje, por unë mendoj se mirënjohja është një virtyt i pazëvendësueshëm. Mirënjohje e parë është për ata që të votojnë, por dhe mirënjohje brenda ekipeve. I jam shumë mirënjohës Fatos Nanos, pasi ishte pikërisht Nano që më përzgjodhi brenda atij ekipi të madh të PS-së që në një moment t’i bashkohesha stafit të tij. Ka qenë propozim i zotit Nano, ishte dhe shtysa që të merrja përgjegjësinë që të kandidoja në zgjedhjet e vitit 2005. Unë isha 27-vjeç, nuk i kisha mbushur ende 28 dhe isha ndër deputetët më të rinj në atë legjislaturë.

PS në rrugëtimin e saj ka pasur dy etapa, e para e drejtimit nga viti ‘91 deri në 2005, por me disa ndërprerje, ndërprerja e parë për shkak të burgut politik të Fatos Nanos nga regjimi i Berishës, ka patur një ndërprerje tjetër në vitin 1999 zoti Nano në krye të Partisë Socialiste, por natyrisht edhe sfidat e Shqipërisë kanë qenë të ndryshme.

Prej tetorit të 2005 zoti Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste me një qasje të ndryshme, por ajo që është e rëndësishme është që Partia Socialiste ka fituar disa beteja të rëndësishme, jo vetëm elektorale, qeveria Rama është vendosur përpara disa sfidave që mund të kishin gjunjëzuar dhe qeveri shumë më të forta se ne, në këtë këndvështrim mendoj se reformat që janë ndërmarrë gjatë këtyre dy mandateve dhe fillimit të këtij mandatitë tretë janë reforma që më kujtojnë një shprehje të kryeministrit më emblematk britanik, Winston Churchill thoshte se “politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, shtetari mendon për gjeneratën e ardhshme”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura