Nga zgjatja e Vetingut te Opinioni i “Venecias” dhe zgjedhjet lokale/ Taulant Balla: Në rast vakance presidenti është i detyruar të…

Oct 15, 2021 | 13:45
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla u pyet sot lidhur me qëndrimin e Opinionit të Venecias mbi zgjedhjet lokale të qershorit 2019.

ttbtb

Balla tha se PS do të shprehet kur dokumenti të jetë zyrtar, ndërsa shtoi se presidenti Meta duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në rast vakance duhen të thërrasë zgjedhje.

Amendamenti për organet e vetingut

Do doja të ndaja faktin se dje grupi i PS ka marrë vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e një grupi prej më shumë 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionerëve Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut nga KPA deri më 31,12,2024. Duke shtuar 30 muaj të tjera. Janë të mjaftueshme për të përmbyllur procesin e vetingut. Rama e tha se sot kjo është një vijueshmëri  e reformës në drejtësi. Është çështje sa teknike aq dhe e rëndësishme, sepse ruajtja e të njëjtit standard në procesin e Vetingut për të vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësi.

Komisioni i Venecias

Mos u nxitoni sepse Komisioni i Venecias është sot në seancën plenare, siç e kemi bërë zakon asnjëherë sjemi shprehur para se dokumenti të jetë zyrtar, dhe sapo të jetë zyrtar natyrshëm se PS do ketë një pozicion, megjithëse Venecia është shprehur njëherë për zgjedhjet e qershorit 2019. Ato ishin zgjedhje tërësisht të bazuara në kushtetutë. Bojkoti bie ndesh me traditën demokratike. Të gjitha forcat që kanë marrë vendime për të bojkotuar zgjedhjet, besoj se qasja e Komisionit të Venecias është i duhuri për të vënë mend kushdo që merr vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Vakancat në bashki

Është kushtetuta ajo, Rama thjesht ka cituar kushtetutën dhe ligjin e zgjedhjeve. Në momentin e krijimit të një vakance në nivelin e qeverisjes së vendore, atëherë presidenti ka një afat brenda të cilit është i detyruar duhet ta ushtrojë kompetencën për të thirrur zgjedhje në atë bashki. Natyrshëm, presidenti ka pasur arsyetim që lidhej me ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit. Tashmë, ligjshmëria është një proces verifikimi nga Kushtetuesja. Pasi të shprehur Meta është shprehur se vendimi i Gjykatës është i padiskutueshëm. Jemi në kushte që të presim datën e zgjedhjeve përkatëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura