Nga zgjatja e karantinës tek orari i caktuar i kalimit të kufirit, Greqia shtrëngon masat. Ja si do të lëvizet nga e hëna në Kakavijë

Feb 27, 2021 | 11:16
SHPËRNDAJE

Greqia i ka ashpërsuar edhe më tej masat ndaj Shqipërisë, për shkak të situatës nga koronavirusi.

KAKAVIJE

Sipas mediave greke, qytetarët shqiptarë që do të duhet të kalojnë nga Pika Kufitare e Kakavijës për në Greqi, do të duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7-ditore, sa ishte deri më tani, por 14-ditore.

Greqia gjithashtu ka kufizuar edhe orarin e lëvizjes në 12 orë për udhëtarët, që duhet të kalojnë vetëm nga ora 07:00 deri në orën 17:00.

Po ashtu thuhet se vetëm 400 shtetas shqiptarë në ditë do mund të shkojnë në Greqi brenda orarit të caktuar.

Këto masa hyjnë në fuqi nga e hëna e 1 marsit.

Njoftimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Duke filluar nga data 1 mars e deri më 15 mars 2021:

– Pika Kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani.

– Do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.

– Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.

– Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.

❗MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura