Nga Xhejms te Nimaga, situata e lojtarëve në shitje te Skënderbeu

Jun 18, 2018 | 19:35
SHPËRNDAJE

Në situatën ku ndodhet, klubi i Skënderbeut do të bëjë çmos për të shitur “xhevahirët” e vet. Largimi i Bakari Nimagës duket çështje kohe tani, teksa pritet të përcaktohet vetëm ekipi ku do të përfundojë malieni, që është ende në kontratë me Skënderbeun.

skenderbeuu

Një detaj jo pak i rëndësishëm që çon në shitjen e mesfushorit është pikërisht rroga e lartë që merr Nimaga. Veç Nimagës pritet që të kenë të njëjtin fat edhe lojtarë si Xhejms Adeniji, Enis Gavazaj dhe Dejvi Bregu. Ky i fundit pritet të largohet pa bërë prezantimin zyrtar si bardhekuq, ashtu si Kristal Abazaj. Menaxherët e klubit po punojnë që shitjet të bëhen brenda merkatos së verës, duke shëndoshur arkat e klubit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura