Nga vrasja në plazh, tek shpëtimi nga dënimi me 9 vite burg, zbulohen bëmat e “të fortit” të Vlorës. Kur e arrestuan sot Eduart Xhezon, i gjetën edhe dy…

Oct 30, 2019 | 10:16
SHPËRNDAJE

vlora

Eduart Xhezo, i cili sipas bluve “është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje”, u kap sot nga Policia e Durrësit dhe ajo e Tiranës.

“Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis dhe dy karta identiteti me iniciale A. S., dhe S. J..

Pas verifikimit të bërë karta e identitetit me emër A. S. rezultoi e falsifikuar, pasi fotografia në kartë i përkiste shtetasit në kërkim Eduart Xhezo, 34 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”, pasi më datën 04.08.2019, rreth orës 19.30, në lagjen “1 Maj”, Vlorë janë goditur me armë shtetasit A. B., E. B. dhe N. H. dhe ky shtetas dyshohet si një nga autorët e kësaj ngjarjeje”, tha policia sot.

Eduart Xhezo, i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë është një person me të kaluar kriminale.

Ja cfare shkruante Panorama per kete shtetas:

http://www.panorama.com.al/vrau-pronarin-e-lokalit-ne-vlore-si-e-shpetoi-gjykata-e-larte-eduart-xhezon-nga-denimi-me-9-vite-burg/

34-vjeçari rreth 10 vite më parë, është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për “Vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe “Armëmbajtje pa leje”. Xhezo, në atë kohë tregtar zarzavatesh me shumicë, u arrestua pas 5 vitesh në kërkim.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Vlorës, gjithçka e ka zanafillën më 9 dhjetor të vitit 2005. Në datë 09.12.2005, rreth orës 07:00 të mëngjesit, Xhezo ka qenë duke shitur në dyqanin e tij. Në këtë orë kanë ardhur për t’u furnizuar me artikuj bujqësorë shtetasit Skënder Rama dhe Klodjan Rama.

Midis Xhezos, i cili në këtë kohë po shiste, dhe atë e bir gjatë kohës që po peshohej një sasi patatesh, ka filluar një debat në lidhje me çmimin. Si pasojë e mosrënies dakord, blerësit janë tërhequr nga blerja e mallit. Ky fakt ka shërbyer si shkak që të fillojë një debat fillimisht me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në goditje reciproke fizike. Xhezo ka marrë një gurë peshe dhe me të ka goditur në kokë Klodjan Ramën.

Grindja është ndërprerë pasi Skënder Rama dhe Klodjan Rama janë larguar. Kreshnik Rama, djali tjetër i Skënder Ramës, po atë ditë, rreth orës 09:00 të mëngjesit, pa ditur gjë në lidhje me grindjen që familjarët e tij kishin pasur, rastësisht ka shkuar për t’u furnizuar me furgon. Por, Xhezo duke pandehur se kishte shkuar për t’u hakmarrë, ka marrë një armë automatike dhe në momentin që furgoni ka ndaluar është afruar dhe në një distancë rreth 7-8 m ka qëlluar në drejtimin të furgonit.

I plagosur mbeti Rama dhe shoferi i furgonit. Pas kësaj ngjarjeje, Xhezo, atëherë 20 vjeç, është larguar dhe hetimet janë zhvilluar në mungesë të tij, nga ku ka rezultuar se i riu ka qëlluar me kallashnikov. Sipas prokurorit të çështjes, qëllimi i goditjes së dy të rinjve ka qenë vrasja e tyre.

Dënimi i dhënë nga Gjykata për Xhezon ishte 14 vjet, ndërsa duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, çka nënkupton uljen e një të tretës së dënimit atij do t’i duhet të vuajë vetëm 9 vjet e 4 muaj burg. Vendimi i marrë në mungesë të tij nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë dhe më pas e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, u dërgua nga Xhezo në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit, në vitin 2012, ka prishur pjesërisht vendimin, duke e dënuar me vetëm 2 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

http://www.panorama.com.al/vrau-pronarin-e-lokalit-ne-plazh-zbulohen-bemat-e-te-fortit-te-vlores-i-kapur-me-arme-e-droge-por-ishte-i-lire/

PRECEDENTËT

Përveç ngjarjes së vitit 2005, Eduart Xhezo rezulton person i ndaluar nga Policia për armë në vitin 2017, ndërsa në fillim të këtij viti është arrestuar për trafikim droge. Për kapjen me pistoletë, Xhezo çuditërisht ia ka hedhur duke u dënuar me shërbim prove për 5 vite. Po, në mënyrë të çuditshme pas arrestimit më 23 janar 2019, si i dyshuar bashkë me një tjetër person për tentativën e trafikimit të 1.3 tonë kanabis sativa në drejtim të Italisë, gomonia u bllokua në grykëderdhje ne Vjosës.

Fillimisht, mjeti lundrues u evidentua në det dhe gjatë ndjekjes nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza trafikantët u detyruan të ktheheshin në grykëderdhjen e Vjosës, aty ku braktisën mjetin lundrues dhe u fshehën në zonën e pyllëzuar. Por, një ditë më pas, Policia vuri në pranga Xhezon bashkë me një 39- vjeçar të dyshuar si autor dhe posedues të lëndës narkotike. Por, pavarësisht të gjitha këtyre, 34-vjeçari Xhezo ka vijuar të gëzojë liri të plotë, madje duke lëvizur dhe me armë në brez.

GJYQTARËT

Gjykata e Lartë, shkalla më e lartë e sistemit gjyqësor në vend, është bërë shpesh shkak për dënime të lehta për ngjarje të rënda. I tillë është dhe rasti i Eduart Xhezos. 34-vjeçari u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 9 vite e 4 muaj për burg pasi plagosi dy persona me kallashnikov, në një ngjarje të ndodhur në fund të vitit 2005 në qytetin bregdetar. Një vendim i tillë u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Por, gjithçka ndryshoi me dërgimin e çështjes në Gjykatën e Lartë.

Me relator Shkëlzen Selimin dhe anëtar të trupës gjykuese Gani Dizdarin, Aleksandër Musakajn, Edmond Islamajn dhe Artan Zenelin, në nëntor të vitit 2012, prishën pjesërisht vendimin e gjykatave të Vlorës, duke e dënuar Xhezon me 2 vite burg për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Përveç Aleksandër Musakajt, i cili nuk pranoi t’i nënshtrohej vetingut duke pranuar që të largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, të gjithë anëtarët e tjerë të Gjykatës së Lartë që morën këtë vendim, janë shkarkuar gjatë kontrollit të figurës së tyre. Ngjarja për të cilën Xhezo u dënua me vetëm 2 vite burg si përfundim, ka ndodhur në dhjetor 2005. I riu në atë kohë ishte tregtar zarzavatesh me shumicë, profesion që e ushtronte bashkë me familjen e tij.

Më 9 dhjetor 2005, Xhezo u konfliktua me dy persona, atë e bir, për çmimin e shitjes së një sasie patatesh. Gjatë sherrit, ai goditi Klodjan Ramën me një gur peshoreje në kokë. Pas largimit të babë e bir, Xhezo ka vijuar të qëndrojë në treg.

Ndërkohë pak kohë më pas në treg ka parë që të shkonte vëllai i Klodjan Ramës dhe duke kujtuar se kishte shkuar për t’u hakmarrë, ka marrë një armë kallashnikov që kishte në magazinë dhe ka qëlluar në drejtim të një furgoni ku ndodhej Kreshnik Rama dhe Bledar Mustafai, duke lënë këtë të fundit të plagosur lehtë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura