Nga vaksina e ‘AstraZenecas’ te sherri i Presidentit me policinë bashkiake, Rama replikon me ndjekësit në Facebook

Mar 13, 2021 | 22:09
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, në vend nisi vaksinimi i mësuesve me vaksinën “AstraZeneca”, e cila së fundmi në disa shtete europiane është bllokuar. Ndërsa dita e djeshme shënoi një ngjarje të pazakontë. Presidenti Ilir Meta u përplas e policinë bashkiake në zyrat e FRD-së, pasi kërkohej lirimi i tyre.

Këto dy ngjarje të rëndësishme kanë bërë që kryeministri Edi Rama t’i japë ‘llogari’ disa ndjekësve në “Facebook”.

Një qytetar e ka bërë Ramën bashkëpërgjegjës për përplasjen e Presidentit Meta me policinë bashkiake, pasi sipas tij Kryeministri vuri në atë post të rëndësishëm dikë që sipas tij nuk e meritonte.

Po ashtu qytetari i kërkon që në programin e zgjedhjeve të 25 prillit të ketë edhe emrin e Presidentit të ardhshëm të vendit.

“Je një bashke fajtor per ngjarjen e djeshme te presidentit. Vere ne karrigen me te lart te shtetit shqiptar nje njeri qe se meritonte ate post. Osht nje gabim. Duhet qe ne zgjedhjet e 25 prillit te kesh ne program edhe emrin e presidentit te ardhshëm. Te mos besh gabimin qe bere me ilir metën”, shkruan qytetari.

Ndërsa Rama ia kthen: “Ai eshte zgjedhur me votat e tij, ne nuk i kishim votat per te zgjedhur dike tjeter as nga opozita as nga PS dhe megjithese e kam thene 1000 here, shume interesant qe disa nuk duan as te degjojne, as te kuptojne!”

Po ashtu edhe vaksinimi i mësuesve me vaksinën “AstraZeneca” nuk është pritur mirë nga qytetarët. Një prej tyre shkruan: “Gjysma e mësuesëve për lesh nga Astra zeneka, për vete bën ato të Faizer it këta të zgjuarit e qeverisë”.

Ndërsa Rama ia kthen: “Sa turp kur flet padija!”

Po ashtu një tjetër replikues me kryeministrin ka shprehur shqetësimin se përse vaksinimi nuk vijon sipas moshës, por ‘fusin pa radhë’ mësuesit dhe pedagogët.

“Po zoti kryeministër beni msuesit dhe pedagoget te tjerët le te vdesin ca jan kto lat nam pse nuk vaksinimin si Europa nga mosha m e madhe deri te m e vogla a nuk bet Shqipria me kta m jo”, shkruan ai.

“Ne po bejme fiks si gjithe te tjeret qe ta dish ti!”, iu përgjigj Rama shkurtimisht.

rama 1 rama 2 rama 3 rama 4

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/