Nga Ura Vajgurore, në Fier. Tre persona arrestohen natën, policia i kapi duke…

Jul 5, 2020 | 13:10
SHPËRNDAJE

Kapen në flagrancë duke vjedhur naten, bien në prangat e policisë 3 autorët e dyshuar. Arrestimet jane bere nga policia e Fierit, nderkohe qe ne pranga jane vene tre persona, nga Ura Vajgurore. policia fier

Ata gjatë natës, në fshatin Kuman, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin peshk në vaskat e peshkut në pronësi të shtetasit B. P., 56 vjeç, banues në Kuman.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. D., 47 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

B. V., 37 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

K. H., 28 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës, në fshatin Kuman, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin peshk në vaskat e peshkut në pronësi të shtetasit B. P., 56 vjeç, banues në Kuman.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura