Nga trajneri i ri te merkato, Laçi në “luftë” me kohën

Aug 4, 2018 | 15:38
SHPËRNDAJE

Paraqitja e Laçit në Ligën e Europës quhet pozitive, ndonëse në turin e dytë u eliminua pas dy humbjeve (30 dhe 2-0) me norvegjezët e Moldes. Pakkush e kishte menduar kualifikimin e kurbinasve në turin e parë ndaj qipriotëve të Anorthosis Famagusta. Por, pas përfundimit të aventurës europiane, ku arkëtuan rreth 500 mijë euro, laçianët janë në “luftë” me kohën, pasi ekipi ka nevojë për ndërhyrje në merkato. Skuadra duhet riformatuar nga fillimi, pasi trajneri Besnik Prenga u largua pas katër ndeshjeve në Ligën e Europës, sipas paktit që kishte bërë me presidentin Laska.

laci2

Kështu që kurbinasit duhet ta nisin punën nga përzgjedhja e timonierit të ri, për të vijuar më tej me plotësimin e grupit. Nga skuadra që u përfaqësua në Europë janë larguar Hoxhallari dhe Radas që ishin të huazuar, gjithashtu edhe Myrto Uzuni pritet që të transferohet në Kroaci te Lokomotiva Zagreb, si dhe pritet që të transferohet jashtë vendit edhe portieri Gentjan Selmani. Laçi nuk ka shumë kohë në dispozicion, pasi më 12 gusht luan Superkupën me Skënderbeun dhe drejtuesve u duhet që të lëvizin shpejt që të jenë gati për startin e sezonit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura